Aktualitet

Shqiptarët ngrenë në këmbë burgun në Greqi, festë e shfrenuar me alkool, kërcejnë në qeli dhe hedhin para (VD)

23 Mars 2019, 19:24 Nga DOSJA
Shqiptarët ngrenë në këmbë burgun në Greqi,

GREQI- Mediat në Greqi kanë publikuar një video, ku shihen disa shqiptarë në një nga burgjet helene teksa bëjnë një festë të shfrenuar. Disa të dënuar shqiptarë në burgun e Koridhallos shfaqen duke kërcyer brenda qelive, ndërsa dëgjojnë muzikë dhe numërojnë para dhe konsumojnë alkool.

Të gjitha këto janë transmetuar live në Facebook, ku të shumta ishin komentet që ata merrnin nga njerëzit, të cilët u përcillnin dhe urime për Vitin e Ri dhe shpresonin që ata të dilnin sa më shpjet nga qelitë.

Disa prej miqve të tyre që i ndiqnin u shkruajnë: “Jasha Seldi”, “zjarr Fabio Dushku” dhe “mos e bëni tap maçokun se nuk mban i shkreti”.

Video për herë të parë është publikuar në 1 janar 2019 nga një llogari në Youtube e cila publikon video nga burgjet në Greqi.

Festa e shfrenuar e shqiptarëve ka vënë menjëherë në lëvizje autoritetet e burgjeve greke si dhe ministrin e Drejtësisë, Michael Kalogerou, i cili ka kërkuar shtrëngimin e masave për të burgosurit.

Pamjet e shqiptarëve kanë bërë xhiron e mediave greke dhe ky gjest njëherësh ka prodhuar akuza ndaj institucioneve që kanë përgjegjësi për ruajtjen dhe vëzhgimin e burgjeve.

(Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet festa e te burgosurve shqiptar ne greqi shqiptaret e burgosur skandali ne greqi festa e te burgosurve shqiptar ne greqi shqiptaret e burgosur skandali ne greqi

Sondazh

Poll