Politike

Pandemia e Covid-19 në bujqësi, ministri Çuçi mbledh shoqatat e agrobiznesit: Situata në monitorim të vazhdueshëm, mbledh

11 Prill 2020, 10:07 Nga DOSJA
Pandemia e Covid-19 në bujqësi, ministri Çuçi mbledh

TIRANË– Ditën e sotme Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi, zhvilloi një video-konferencë me përfaqësues të 11 shoqatave të agrobiznesit, për të diskutuar me ta ndikimin e pandemisë së koronavirusit në sektorin bujqësor dhe agropërpunimin.  Gjatë takimit përmes kësaj platforme online secili nga përfaqsuesit  shprehu shqetësimet e veta dhe ofroi propozime konkrete sesi mund të minimizohen pasojat e krizës së Covid-19 në këtë sektor.

Ndër të tjera Ministri Çuçi tha se takime të këtij formati do të bëhen një lloj rituali, sidomos në këto kohë të pandemisë me një dinamikë të veçantë.

“Biem dakord që ka disa pjesë të sektorit që janë prekur nga situata dhe masat a marra për Covid-19, sikundër ka pjesë që deri më tani vlerësohet se kanë ecuri normale. Megjithatë edhe këto pjesë që nuk kanë pasur le të themi turbulenca, mbeten për t’u monitoruar si si do të shkojnë në të ardhmen pasi askush nuk e di derisa zgjat kjo krizë. Deri më sot nuk kemi pasur probleme shkëmbimesh me tregun global.”-  tha Çuçi duke theksuar monitorimin e vazhdueshëm të sektorit nga të gjithë aktorët dhe gjenerimi i të dhënave apo raporteve profesionale lidhur me impaktin në bujqësi të pandemisë së Covid-19 në mënyrë që më pas të shkohet drejt një pakete.

Gjithashtu, pavarësisht se aktiviteti bujqësor nuk ka ndalur nga  masat kufizuese, gjatë diskutimit të sotëm u kërkua që të garantohet lëvizshmëria 24 orë edhe për punëtorët e mirëmbajtjes së linjave të prodhimit. Ministri tha se është në komunikim të vazhdueshëm me Policinë e Shtetit për të ndihmuar që të mos ketë pengesa në asnjë rast. Për shkak të pezullimit të punës së restoranteve dhe të turizmit në tërësi, konstatohet ulje me 30-40% e numrit të qingjave e kecave të therur. Kjo sipas shoqatave shihet me shqetësim pasi rrezikon të krijojë vështirësi në menaxhimin e tufave dhe ulje të prodhimit të qumështit.

Ndërkohë çështje  të tjera për të cilat ata diskutuan ishin ribalancimi i regjimit fiskal sa i përket TVSH-së, si dhe futja e konceptit të çertifikatës së origjinës së produkteve shqiptare dhe përcaktimi i një kuote  (ekstra-fiskale) për të mbështetur dhe promovuar prodhimin vendas në media. Sa i përkët kredisë me garanci sovrane shoqatat kërkojnë që ajo të mos jetë e kufizuar, por të përfitojnë edhe fermerët, si dhe huaja e marrë të mos përdoret detyrimisht vetëm për paga. Përfaqësuesi i Shoqatës së Bimëve Aromatike Shqiptare kërkoi përjashtimin nga taksa e ndërtesës për vitin 2020 të sipërmarrjeve të kësaj industrie.

Ministri theksoi se tek Skema Kombëtare e këtij viti bimët medicinale janë një nga sektorët që do të mbështeten me fonde. Lidhur me peshkimin shoqatat kërkuan ndërhyrje për të gjetur treg në mënyrë që prodhimi të mos mbetet stok. Importuesit e miellit propozuan të shtyhet parapagimi i TVSH-së në doganë. Nikolin Jaka nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkoi që supermarketet në këtë kohë të kenë së paku 40% të rafteve me produkte shqiptare për të ndihmuar ekonominë vendase.

Sa i përket aktit normativ që detyron prodhuesit të krijojnë stoqe produktesh, shoqatat kërkuan specifikimin e produkteve në mënyrë që të mos blejnë apo prodhojnë kot dhe më pas të kenë probleme me likujditetin. Gjatë diskutimit u kërkua gjithashtu aktivizimi i një kanali të dedikuar në RTSH për bujqësinë dhe sektorin rural. Për zbatimin e kontratave të programit IPARD, ministri Çuçi tha se autoritetet europiane do ta rishikojnë këtë çështje për të krijuar të gjithë fleksibilitetin e nevojshëm për shkak të pandemisë së Covid-19.

A.C/Dosjaj.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bledi çuçi koronavirusi ne shqiperi bledi çuçi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Politike 10 Prill 2020, 21:50

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ëstë shprehur se nuk ka frikë nga vdekja por që rregullat e karantinimit i zbaton me rigorozitet, dhe qëndron b...