Aktualitet

4 të rinj nga Pogradeci thyejnë karantinën për të luajtur bixhoz, pronari i lokalit merr gjobë, Policia sekuestron tavolin

11 Prill 2020, 12:35 Nga DOSJA
4 të rinj nga Pogradeci thyejnë karantinën për të

POGRADEC– Një 35-vjeçar në Pogradec është ndëshkuar me gjobë pasi ka thyer aktin normativ dhe ka vijuar me aktivitetin e lojërave të fatit edhe pse në kundërshtim me ligjin. Bashkë me pronarin e lokalit janë kapur dhe 4 qytetarë të tjerë, të cilët kanë qarkulluar në orarin e ndalimit të lëvizjes, duke luajtur lojëra të palejuara të fatit.

Pronari i lokalit u ndëshkua me masë administrative në vlerën 1 milion lekë, ndërsa 4 të tjerët në vlerën 10.000 lekë të reja. Ndërsa Policia ka sekuestruar një tavolinë pokeri, çipsa dhe letra bixhozi.

NJOFTIMI I POLICISË:

Hapi lokalin në kundërshtim me Aktin Normativ dhe e vuri në dispozicion për të ushtruar aktivitet të kundërligjshëm të lojërave të fatit, procedohet penalisht dhe administrativisht pronari i lokalit. Procedohen penalisht dhe administrativisht edhe 4 shtetas, pasi janë kapur në orarin e ndalimit të lëvizjes, duke luajtur lojëra të palejuara të fatit. Sekuestrohen një tavolinë pokeri, çipsa dhe letra bixhozi. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në vijim të kontrolleve të ushtruara për monitorimin e zbatimit të masave shtesë për parandalimin e përhapjes së COVID-19, si dhe për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, në lagjen nr. 1, në lokalin e shtetasit A. B., 35 vjeç, kanë konstatuar shtetasit E. K., 34 vjeç, F. B., 34 vjeç, S. B., 27 vjeç dhe V. K., 23 vjeç, banues në Pogradec, duke luajtur lojëra fati të palejuara. Në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe sekuestruan një tavolinë pokeri, çipsa dhe letra bixhozi. Bazuar në Aktin normativ Nr. 3, datë 15.03.2020, neni 3, pika 7 dhe 17, pronari i lokalit u ndëshkua me masë administrative në vlerën 1 milion lekë, ndërsa 4 të tjerët në vlerën 10.000 lekë të reja. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin, kryer në bashkëpunim”.

Ligji për mbylljen mesnatën e 31 dhjetorit 2018, në të gjithë territorin e Shqipërisë, kazinotë elektronike, bastet sportive, sallat e bingove, bastet on line, bastet me gara në pistë, u miratua nga Parlamenti në fund të muajit tetor të vitit të kaluar. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

POGRADEC- Një 25-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme nga Policia e Pogradecit pasi u kap me 11 gram...

POGRADEC- Një 12-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në aksin Pogradec-Gështenjas,...

POGRADEC- Një person i pajetë është gjetur ditën e sotme në Pogradec. Trupi i pajetë i 50-vjeçarit është gjetur në...

POGRADEC- Këto janë pamjet nga servisi në Pogradec, në pronësi të Geri Pengut. Autorët dogjën me benzinë 6 mjetet të...

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

aktualitet aktualitet ligji per lojrat e fatit pogradec ligji per lojrat e fatit pogradec

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Prill 2020, 10:01

TIRANË– Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka dhënë detaje lidhur me të prekurit nga koronavirus në Shqipëri. Ajo iu është përgjigjur pyetjeve të ...