Aktualitet

Tre të infektuar në Shkodër nga koronavirusi, njëra prej tyre punëtore e një fasonerie, shoqja i doli pozitive dje

11 Prill 2020, 12:15 Nga DOSJA
Tre të infektuar në Shkodër nga koronavirusi, njëra prej

SHKODËR– Sot janë shënuar 3 raste të reja me koronavirus në Shkodër, ku një prej tyre ka qënë edhe një grua e cila punonte në një pikë fasonerie. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se zonja është banuese në lagjen Perash në Shkodër.

Gjithashtu ajo ka qënë në punë ditët e fundit dhe ka pasur  kontakte me një tjetër punëtore të fasonerisë, e cila vetëm dje është zbuluar se ka qenë pozitive në testin e COVID-19.

Ndërkohë deri më tani në vend janë shënuar 433 të infektuar dhe 24 viktima, ndërkohë që 197 persona janë shëruar tërësisht nga pandemia. Deri më tani, të shtruar në spital janë 53 persona, dhe vetëm njëri është i intubuar. Ministria e Shëndetësisë sërish thirrje për respektimin e masave, ndërkohë që harta është riaktivizuar sërish Pukë, Lushnje, Fier e Krujë. Ndërsa Tirana dhe Shkodra, çdo ditë shënojnë raste të reja.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shkoder koronavirusi ne shqiperi shkoder koronavirusi ne shkoder koronavirusi ne shqiperi shkoder

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Prill 2020, 10:01

TIRANË– Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka dhënë detaje lidhur me të prekurit nga koronavirus në Shqipëri. Ajo iu është përgjigjur pyetjeve të ...