Aktualitet

Yuri Kim takim virtual me të rinjtë e Vlorës dhe Kukësit: Marrëdhëniet SHBA-Shqipëri shumë të rëndësishme

11 Prill 2020, 11:44 Nga DOSJA
Yuri Kim takim virtual me të rinjtë e Vlorës dhe Kukësit:

TIRANË– Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka zhvilluar një takim virtual me të rinjtë nga qyteti i Vlorës dhe Kukësit në mënyrë që të kuptohet më shumë se çdo të thotë të jesh student i shkollave të mesme në Shqipëri.

Gatë bisedës që ka zhvilluar me të rinjtë Ambasadorja Kim ka vlerësuar marrëdhëniet midis dy vendeve dhe në fund të mesazhit të saj i u ka uruar shëndet të mirë dhe ëndërra të mëdha nxënësve të shkollave të shkollave të mesme.

Duke qenë se rregullat e distancimit social i ndalojnë takimet në person, Ambasadorja Kim u takua virtualisht këtë javë me të rinjtë nga Këndet tona Amerikane në Tiranë, Vlorë dhe Kukës, për të biseduar se si është të jesh një nxënës i shkollave të mesme në Shqipëri, çfarë ajo vetë mësoi gjatë shkollës së mesme dhe pse marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë janë kaq të rëndësishme. Ndërsa pret t’i takojë të rinjtë nga afër, deri atëherë, ajo i uroi atyre shëndet të mirë dhe ëndrra të mëdha!”– është shkruar në njoftimin zyrtar të Ambasadës Amerikane në Tiranë.

 

Shkollat në  Shqipëri janë mbyllur prej më shumë se një muaji si shkak i virusit, nërkohë deri më tani në vend janë shënuar 433 të infektuar dhe 24 viktima, dhe  197 persona janë shëruar tërësisht nga pandemia. Deri më tani, të shtruar në spital janë 53 persona, dhe vetëm njëri është i intubuar. Ministria e Shëndetësisë sërish thirrje për respektimin e masave, ndërkohë që harta është riaktivizuar sërish Pukë, Lushnje, Fier e Krujë. Ndërsa Tirana dhe Shkodra, çdo ditë shënojnë raste të reja.

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi kukes vlore yuri kim yuri kim takim virtual me te rinjte koronavirusi ne shqiperi kukes vlore yuri kim yuri kim takim virtual me te rinjte

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Prill 2020, 10:01

TIRANË– Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka dhënë detaje lidhur me të prekurit nga koronavirus në Shqipëri. Ajo iu është përgjigjur pyetjeve të ...