Bota

Mes krizës së virusit Greqia nuk gjen qetësi, tërmeti i fortë shkund shtetin fqinj

11 Prill 2020, 11:22 Nga DOSJA

GREQI– Një tërmet me magnitudë 4.9 i shkallës rihter ka goditur para pak minutash  Greqinë.

Është mësuar se epiqendra e tërmetit është regjistruar 7 km larg Palaikastron, Kretë, me një thellësi prej 10 km. Ky tërmet vjen në një kohë kur koronavirusi ka izoluar vendin, ndërkohë ka shkaktuar frikë dhe panik tek qytetarët.

Nuk është bërë me dije ende nga mediat vendase nëse tërmeti ka shkaktuar dëme materiale.

Sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit të Athinës, tërmeti u rregjistrua në orën 13.22 me një thellësi fokale 20.5 kilometra, ndërsa epiqendra ishte e vendosur 8 kilometra në lindje-verilindje në Sitia. Sipas Institutit Euro-Mesdhetar, tërmeti u mat me 4.9 në shkallën Rihter me një thellësi fokale prej 10 kilometrash.

 

 

Burimi: theto.gr 

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota greqi termet 4.9 balle ne greqi greqi termet 4.9 balle ne greqi

Sondazh

Poll