Bota

U dyndën nëpër supermarkete dhe nuk respektuan distancimin social, qeveria mbyll çdo biznes pë dy ditë

11 Prill 2020, 10:32 Nga DOSJA
U dyndën nëpër supermarkete dhe nuk respektuan distancimin

TURQI– Koronavirusi ka bllokuar mbi 200 shtete në botë, pasi izolimi në shtëpi është mënyra më e mirë për të zhdukur këtë virus vdekjeprurës.

Ndërkohë në Turqi, një prej vendeve të prekura nga virusi ka marrë masa të ashpra për qetësimin e kësaj situate të vështirë, e ndërkohë vetë Presidenti turk, Erdogan është optimist se situata do të kalojë shpejt.

?People flocked to the streets after a curfew was announced in 31 provinces

In the Bostancı district of Istanbul, people formed queues in front of markets and bakeries. pic.twitter.com/lUuY51C6Fv

— dokuz8NEWS (@dokuz8news) April 10, 2020

Megjithatë as në shtetin turk nuk kanë munguar tensionet dhe zënka si shkak i zolimit duke krijuar një situatë të vështirë. Autoritetet turke njoftuan papritur ndalimin e lëvizjes për të paktën dy ditë për qytetarët në kuadër të masave të izolimit për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Sokağa çıkma yasağını bu saatte ilan edersek millet fırınlara, marketlere akın eder diye düşünen olmadı mı? pic.twitter.com/avMMRksMPm

— Can Bursalı (@CanBursali) April 10, 2020

Mbrëmjen e së premtes qytetarët u dyndën nëpër dyqane për të blerë produkte ushqimore, duke shkaktuar grupe masive, ku në bazë të situatës që është krijuar nga Covid-19 nuk lejohet qëndrimi afër njëri-tjetrit, por duhet mbajtur distancë.
Menjëherë pas mesnate Ministria e Brendshme në Turqi njoftoi se do të ndalohej qarkullimi dhe lëvizja e qytetarëve për dy ditë.

Sokağa çıkma yasağı 2 günlük.
Yapılan hazırlıklar 2 yıllık..

Sanırım 2 saat içinde Türkiye’nin hepsi enfekte olacak.
pic.twitter.com/u4E0mOaAUi

— Nurettin Akçay (@akcay_nuri) April 10, 2020

Sipas mediave, urdhri u njoftua në mënyrë të papritur, duke bërë që njerëzit të dyndeshin nëpër dyqane. Dje të gjitha qendrat tregtare në vend, dyqanet ushqimore dhe furrat e bukës u përballën me një fluks të madh të klientëve, pak orë para se të mbylleshin pasi me ardhjen e fundjavës nuk lejohet më lëvizja.

Sokağa çıkma yasağı alışverişinde kavga çıktı! pic.twitter.com/k3ofG3Ctg8

— Coronavirus Report ? (@KoronaReport) April 10, 2020

Njerëzit në Stambol krijuan rradhë të shumta, ku duket edhe në pamjet e publikuara nga mediat dhe rrjetet sociale, ku duket qartë që nuk është ruajtur distancimi social.
Në bazë të urdhërit të qeverisë, ndalimi i qarkullimit hyri në fuqi në orën 00:01 të mëngjesit të 11 Prillit. Për dy ditë nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve dhe dalja e këmbësorëve në 26 qytete të Turqisë.

Burimi: ahvalnews

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota

Sondazh

Poll