Bota

Koronavirusi nëpër këmbë, ‘mafiozët’ në Palermo riaktivizojnë bazën, shpërndajnë ushqime për familjet në

11 Prill 2020, 05:37 Nga DOSJA
Koronavirusi nëpër këmbë, ‘mafiozët’

ITALI– Ujku, mjegull do thonë. Ky është pikërisht rasti në Itali, ku në një kohë vendi është përfshirë nga kriza e koronavirusit, Mafia po u vjen në ndihmë qytetarëve duke shpërndarë ushqim falas për familjet e varfëra, të cilat prej më shumë se një muaji janë në karantinë.

Javët e fundit, anëtarë të bandave të njohura mafioze shpërndajnë mallra nëpër rajonet më të varfëra në jug si psh: Campania, Kalabria, Siçilia dhe Puglia.

Miliona njerëz punojnë në ekonominë gri, që do të thotë se ata nuk kanë marrë të ardhura në më shumë se një muaj dhe nuk e kanë idenë se kur mund të kthehen në punë. Qeveria po shpërndan të ashtuquajturat kuponë për pazare për të mbështetur njerëzit. Por nëse shteti nuk i ndihmon këto familje, do ta bëjë mafia për vendosur kontrollin e tyre mbi jetën e njerëzve. Organizatat mafioze në vend mund të përfitojnë nga varfësia për të rekrutuar njerëz,”– tha Nicola Gratteri, hetuesi i antimafias për The Guardian.

Ditët e fundit, policia në Napoli ka intensifikuar praninë e saj në lagjet më të varfra të qytetit, ku burra të lidhur me Kamorën, mafien napolitane, kanë filluar fushatën e shpërndarjes së ushqimeve në shtëpi. Magjistratët, edhe pse në një kohë të vëshirë kanë nisur hetimet për ‘bamirësit’.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni itali koronavirusi ne itali palermo itali koronavirusi ne itali palermo

Sondazh

Poll