Bota

Habit Ministri i shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut: Virusi mund të ketë qenë prezent që në fillim të vitit

10 Prill 2020, 20:33 Nga DOSJA
Habit Ministri i shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut:

MAQEDONI E VERIUT- Ministri i shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe ditën e sotme në një konferencë për shtyp është shprehur se virusi vdekjeprurës  Covid-19  mund të ketë qenë i pranishëm në fillim të këtij viti, megjithëse nuk ka qenë kaq e theksuar. Ai ka reaguar pas dy vdekjeve të fundit, ku ka thënë se është e vështirë të gjendet shkaku i vërtetë i vdekjes.


 “Sa i përket dy personave që vdiqën në Veles, u gjet virus në mostrën e trungut të tyre respirator. Është shumë e vështirë të thuash se cili është shkaku i drejtpërdrejtë i vdekjes. Është e mundur që virusi të ketë qenë i pranishëm në vendin tonë edhe më parë. Në veçanti, duke pasur parasysh që gjithnjë e më shumë publikime po dalin se ka bartës asimptomatikë të virusit,”– tha Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Pandemia e koronavirusit ka infektuar 1.6 miliardë njerëz në rang global dhe ka vrarë mbi 100 mijë të tjerë. New York është kthyer në epiqendrën e koronavirusit. Në Amerikë janë infektuar mbi 482.268 mijë njerëz dhe kanë vdekur nga virusi 18.015të tjerë. Deri më tani 16.8 milion amerikanë kanë humbur vendin e tyre të punës, duke ‘shtruar rrugën’ për një krizë ekonomike. Kina raportoi 42 raste të reja të infektuara, 38 prej tyre ishin të importuar, ndërkohë një prej të infektuarve ka ndërruar jetë. Spanja dhe Italia kanë prekur pikun e virusit dhe totali ditor i viktimave po ulet, por mbeten ende dy vendet me numrin më të lartë të viktimave

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne maqedonen e veriut venko filipçe koronavirusi ne maqedonen e veriut venko filipçe

Sondazh

Poll