Sport

Fillon me 300 euro për person, Federata e Kosovës ndihmon klubet e futbollit

10 Prill 2020, 16:10 Nga DOSJA
Fillon me 300 euro për person, Federata e Kosovës ndihmon klubet e

Federata e Futbollit e Kosovës ka dalë në ndihmë të gjitha klubeve duke u shpërndarë nga një shumë solide, si dhe ka bërë të gjitha parapërgatitjet për kampe karantine në rast nevoje për të gjithë pjesëtarët e FFK-së.

Ndërkohë, sot, FFK ka vendosur që nga mjetet e saj të bëjë një pako të ndihmës emergjente, duke pasur parasysh faktin se ndihma që është premtuar nga Qeveria ende nuk është realizuar dhe po zgjatet si pasojë e procedurave administrative të organeve qeverisëse.

Në bazë të kësaj pakoje të FFK-së mjetet financiare do të ndahen kësisoj:

-Të gjitha klubet duhet t’i dërgojnë listat e përfituesve (në bazë të listës së licencuar në FFK)
-Klubet e Ipko Superligës do të ndihmohen nga 35 persona me shumën prej 350 euro për person.
-Klubet e Ligës së Parë do të ndihmohen nga 30 persona me shumën prej 200 euro për person.
-Klubet e Ligës së Dytë do të ndihmohen nga 25 persona me shumën prej 150 euro për person.
-Klubet e Ligës së Tretë do të ndihmohen nga 20 persona me shumën prej 100 euro për person.
-Liga e Femrave senioret do të ndihmohen nga 25 persona me shumën prej 200 euro për person.
-Liga e Femrave U16, do të ndihmohen nga 20 persona me shumën prej 100 euro për person.
-Klubet e Futsallit do të ndihmohen nga 15 persona me shumën prej 100 euro për person.
-Gjyqtarët e ndeshjeve, gjithsej 193 persona do të ndihmohen me nga 200 euro.
-Gjyqtarët e kategorisë së re, gjithsej 180 persona do të ndihmohen me nga 50 euro.
-Delegatët e ndeshjeve dhe kontrollorët e referimit do të ndihmohen me nga 100 euro.

Ndërkohë, FFK do t’i ndihmojë edhe shkollat e futbollit, por pakoja për to do të shpërndahet pasi Lidhjet Rajonale t’i përgatisin dokumentet e nevojshme.

Ky projekt asistence është bërë nga fondet e FFK-së, derisa do të realizohet edhe një kredi te banka jonë partnere. Projekti është bërë në atë mënyrë që si destinacion të ketë përfituesin e fundit, pra pagesa do të bëhet për secilin person në llogarinë e tij personale.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport covid-19 federata kosova covid-19 federata kosova

Sondazh

Poll