Bota

Gjykata gjermane lehtëson masat për qytetarët, i lejon ata që të dalin në plazh pavarësisht shpërthimit të Covid-19

10 Prill 2020, 13:53 Nga DOSJA
Gjykata gjermane lehtëson masat për qytetarët, i lejon ata

GJERMANI– Në rajonin verilindor të Gjermanisë, në Mecklenburg-Pomerania një gjykatë ka  lejuar që banorët të vizitojnë plazhet dhe ishujt. Por nga ana tjetër udhëheqësi ka urdhëruar banorët gjermanë që të qëndrojnë në shtëpi.

Banorët e rajonit verilindor të Gjermani të Mecklenburg-Pomerania do të lejohen të dalin në bregdet dhe ishujt e Detit Baltik, pasi gjykata rrëzoi vendimin për ndalimin e vendosur nga qeveria mbrëmjen e së enjetes, e megjithatë autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve që të ruajnë distancën 2 metër për të shmangur Covid-19.

Vendimi vjen pasi stina e pranverës ka ardhur dhe temperaturat kanë nisur të rriten në Gjermani.  Edhe pse COVID-19 paraqet një situatë të jashtëzakonshme, gjykata konstatoi se ndalimi shtetëror përfaqësonte një shkelje joproporcionale të lirisë personale, duke shkelur një të drejtë themelore të njeriut.

Aktualisht, Mecklenburg-Pomerania ka rregjistruar rreth 586 infeksione COVID-19 dhe 11 viktima nga koronavirusi.

Burimi: BBC

A.C/Dosja.al 

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne gjermani koronavirusi ne gjermani

Sondazh

Poll