Bota

“Befas dy burra shfaqën imazhe të turpshme.” Në Singapor mësuesit heqin dorë nga përdorimi i aplikacionit “Zoom” p

10 Prill 2020, 14:37 Nga DOSJA
“Befas dy burra shfaqën imazhe të turpshme.” Në

SINGAPOR– Kur “Zoom” nisi të përdorej shumë gjatë këtij muaji u ngritën dyshime se nuk është platforma e duhur, sepse nuk ruan privatësinë e përdoruesve.

Gjatë një ore mësimi të lëndës së gjeografisë ku ishin të përfshira edhe vazjat adoleshente në apikacionin Zoom, dy burra hynë në linjë të drejtpërdrejtë duke treguar imazhe të turpshme para nxënësve, fakt që stafi pedagogjik u ankua për përdorimin e këtij programi, raportoi gazeta Straits Times e Singaporit.

Zoom është bërë mjaft viral pasi qeveritë në mbarë botën i urdhërojnë mësuesit dhe nxënësit të zhvillojnë mësimin nga shtëpia pas masave të marra në luftën kundër e virusit. Por nga rast në Singapor, ndoshta edhe në vende të tjera përdoruesit e “Zoom” po përballen me shumë pasi nuk ka siguri dhe as privatësi.

Ministria e arsimit në Singapor po heton “incidentet shumë serioze” dhe mësuesit kanë pezulluar përdorimin e aplikacionit.

“Ne tashmë jemi duke punuar me “Zoom” për të përmirësuar parametrat e sigurisë dhe t’i bëjmë këto masa të sigurisë të qarta dhe të lehta për t’u ndjekur.“- tha ministria në një deklaratë zyrtare.
Mësimi i bazuar në shtëpi do të vazhdojë pavarësisht pezullimit të aplikacionit, shtoi ministri.

Aplikacioni është bërë një mjet i domosdoshëm për gjithçka sa i përket mësimit në distancë, por edhe sektorëve të tjerë të punës.

Ndërkohë Singapori ditën e djeshme ka shënuar rritjen më të madhe ditore të infeksioneve, 287 të infektuar, dhe tani ka gjithsej 1.910 raste dhe 6 viktima.

Burimi: news.Yahoo

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne singapor perdorimi i aplikacionit zoom singapor koronavirusi ne singapor perdorimi i aplikacionit zoom singapor

Sondazh

Poll