Bota

Thaçi i dërgon letrën e dytë Kurtit, kërkon emrin e ri të mandatarit për Kryeministër

10 Prill 2020, 13:05 Nga DOSJA
Thaçi i dërgon letrën e dytë Kurtit, kërkon emrin e

KOSOVË- Presidenti Hashim Thaçi, i ka kërkuar sot kryeministrit në detyrë Albin Kurti, i cili është dhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje emrin e ri për kreun e qeverisë. Thaçi i kërkon Kurtit që ta propozojë kandidatin e ri për kryeministër për ta formuar Qeverinë e re, pas mocionit të mosbesimit që rezultoi me rrëzimin e Qeverisë.

Siç e dini, pas mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë të datës 25.03.2020, kam zhvilluar takime konsultative me të gjitha partitë politike të përfaqësuara në Kuvend për të vlerësuar nëse është në interesin e partive politike formimi i Qeverisë së re apo shpërndarja e Kuvendit. Shumica e partive politike janë deklaruar që janë për formimin e Qeverisë së re.

Në këtë drejtim, duke marrë parasysh aktet e sipërpërmendura ua kam dhënë mundësinë që si Lëvizje Vetëvendosje të propozoni kandidatin/en për Kryeministër. Qytetarët e Republikës së Kosovës dhe partitë politike të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës, me të drejtë presin funksionalizimin e Qeverisë së re dhe presin nga unë të dekretoj kandidatin/en e propozuar për Kryeministër”, shkruan në letrën e Thaçit drejtuar Kurtit.

Kjo është letra e dytë që Presidenti i nin kreut të LVV, pas refuzimit që i erdhi pas kërkesës së parë. Thaçi ka nisur procedurat për formimin e qeverisë së re në Korovës, pasi rrëzimit të Albin Kurtit me mocionin e mosbesimit të inicuar nga Lidhja Demokratike të Kosovës. Nëse kurti refuzon edhe këtë herë, mund të fromohet një qeveri e re më LDK-në si parti kryesore dhe LVV-në në opozitë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti hashim thaci qeveria e re ne kosove albin kurti hashim thaci qeveria e re ne kosove

Sondazh

Poll