Aktualitet

10 Prill 2020, 10:09 Nga DOSJA

TIRANË– Drejtori i Policisë së kryeqytetit, Rebani Jaupaj ka bërë gjithë kronologjinë e plagosjes së ndodhur në zonën e “Xhamllikut” mesditën e sotme. Sipas Jaupajt, efektivi i forcave “Shqiponja” i ka kërkuar agresorit lejen e qarkullimit, pasi i gjithë vendi është në shtetrrethim për shkak të koronavirusit. Agresori ka ikur me vrap dhe kur ka parë që efektivi i Policisë e ka ndjekur, i ka nxjerrë armën duke i kërkuar që ta lërë të ikë ndryshe do ta vriste.

“Shqiponja” ka nxjerrë gjithashtu armën e tij, duke i kërkuar qytetarit që të ulte armën duke e paralajmëruar se do të qëllonte. Fillimisht efektivi ka qëlluar në ajër, ndërsa është plagosur nga qytetari në këmbë. Duke tentuar që të neutralizonte agresorin, efektivi i  Policisë ka plagosur në këmbë edhe një kalimtare të rastit.

Jaupaj u shpreh se qytetari, gjithashtu i plagosur nga efektivi, dyshohet se është i shpallur në kërkim, por duhej konfirmuar nga shenjat e tij të gishtave.

Polici i kërkoi mjet identifikimi, kur i kërkoi se çfarë kishte në çantë, qytetari iku me vrap. Polici e ndoqi me vrap dhe qytetari i ka drejtuar armën policit. Ai e ka paralajmëruar që uleni armën. Qytetari ka lëvizur prapë me vrap dhe në kohën kur polici e paraljamëroi që të dorëzohej ai i ka thënë që do të të qëlloj policit nëse nuk largohet. Polici ka qëlluar në drejtim të tij dhe e ka plagosur. Është plagosur në këmbë por ende s’kemi informacion. Një qytetare ka marrë një plumb në këmbë nga punonjësi i policisë. Qytetarin se kemi identifikuar akoma, dyshimet e para janë se është i rrezikshëm dhe i shpallur në kërkim,”-tha kryepolici i Tiranës.

Mesditën e kësaj të premteje, Orges Bilbili, një nga autorët e masakrës së Lushnjes, dhe pjesë e bandës së Lushnjes, është plagosur me armë zjarri nga një efektiv i policisë Shqiponja. Bilbili u pikas duke ecur në zonën e Xhamllikut, dhe ka kundërshtuar urdhërin e Policit për t’i paraqitur kartën e identitetit. Në këtë moment ai ka vrapuar dhe ka nxjerrë nga çanta një armë zjarri. Pasi e ka ndjekur, polici e ka paralajmëruar të ndalojë por Bilbili i ka thënë se do e qëllojë nëse nuk largohet. Efektivi ka qëlluar një herë në ajër, më pas e ka plagosur në këmbë. Për pasojë është plagosur edhe një grua aksidentalisht. Të dy të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën në spital.

(f.g./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet plagosje me arme zjarri ne tirane rebani jaupaj plagosje me arme zjarri ne tirane rebani jaupaj

Sondazh

Poll