Aktualitet

E RËNDË NË TIRANË/ Killeri Orges Bilbili i drejton armën policit të Shqiponjave, efektivi e plagos në këmbë, plumbi zë

10 Prill 2020, 09:48 Nga DOSJA
E RËNDË NË TIRANË/ Killeri Orges Bilbili i drejton

TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në kryeqytet ku një plagosje ka ndodhur pranë shkollës “Nikel Dardani” në zonën e Xhamllikut. Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj ka informuar se një qytetar, i dyshuar se është Orges Bilbili, i pikasur nga një efektiv me përvojë i patrullës “Shqiponja”, nuk i është bindur kërkesës së policit për të paraqitur kartën e identitetit.

Në këtë moment, ai ka nxjerrë armën dhe ia ka drejtuar policit. Efektivi ka vijuar që ta ndjekë me vrap dhe në këtë moment, ai e ka kanosur me jetë. “Largohu ose do të të qëlloj”, ka qenë fjala e Bilbilit në adresë të policit.

Në këtë moment, efektivi ka qëlluar në pjesën e poshtme të trupit të tij, siç e kërkon edhe procedura kur qytetari paraqet rrezikshmëri të lartë. Nga dy plumbat, njëri prej tyre ka kapur aksidentalisht edhe një qytetare që po kalonte atje.

Të dy të plagosurit janë në spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë , burime nga grupi hetimor, kanë bërë me dije për Dosja.al se Orges Bilbili, autori i masakës së Lushnjes, kishte dalë në rrugë, i përgatitur për të kryer një tjetër vrasje.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet orges bilbili plagosje me arme zjarri ne tirane orges bilbili plagosje me arme zjarri ne tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Prill 2020, 08:16

SHQIPERI- Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Shtetit u ka hequr patentën dhe u ka bllokuar mjetet 49 shoferëve, pasi kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit....