Aktualitet

Ministria e Shëndetësisë e pranon: 8 policë janë të infektuar nga koronavirusi

10 Prill 2020, 09:41 Nga DOSJA
Ministria e Shëndetësisë e pranon: 8 policë janë

TIRANË–Një ditë pas “territ” informativ dhe dy komunikatave të përditshme ku nuk u dha asnjë informacion mbi policët e infektuar me koronavirus, Ministria e Shëndetësisë ka pranuar sot infektimin e tyre. Nga 416 të infektuar në total në Shqipëri, 8 prej tyre janë efektivë të Policisë së Shtetit. ”Numri i efektivëve që janë të konfirmuar si raste pozitive është 8″, njoftoi Marjeta Dervishi, në emër të MSH në komunikimin e përditshëm me mediat.

Dosja.al publikoi dje të dhënat ekskluzive për gjendjen e panikut dhe frikës pas infektimit të 6 policëve të Drejtorisë së Policisë Tiranë. Ata ishin pjesë e togës së Dhomave të Shoqërimit dhe kanë patur kontakte të shumta me eprorët, kolegë e qytetarë.

Një tjetër shqetësim sipas burimeve nga Policia e Tiranës, është mungesa e gjurmueshmërisë. ISHP nuk i ka izoluar të gjithë policët e kësaj toge dhe t’ju bëjë tamponin.

 

416 të infektuar dhe 23 viktima, ky është bilanci i koronavirusit në Shqipëri. Sot janë shënuar raste të reja në Shkodër dhe Tiranë, ndërkohë që 182 persona janë shëruar tërësisht nga pandemia. Deri më tani, të shtruar në spital janë 56 persona, dhe vetëm njëri është i intubuar. Ministria e Shëndetësisë sërish thirrje për respektimin e masave.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ministria e shendetesise police me koronavirus ministria e shendetesise police me koronavirus

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Prill 2020, 08:16

SHQIPERI- Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Shtetit u ka hequr patentën dhe u ka bllokuar mjetet 49 shoferëve, pasi kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit....