Aktualitet

“8 policë të infektuar”, vetëm 7 raste të reja me COVID-19 në 24 orë. MSH: Janë 182 të shëruar, sot humbi jetën dh

10 Prill 2020, 05:38 Nga DOSJA

SHQIPËRI– Ka shkuar në 416 numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri. Nga dita e djeshme duket se është shuar ‘vatra’ e infektimit në Elbasan, ndërkohë që raste të reja janë shënuar në Shkodër dhe në Tiranë.

Numri i personave që kanë humbur betejen me koronavirusin janë 24, ndërsa ‘fitimtarë’ kanë dalë plot 182 persona. Ditën e sotme humbi jetën një i infektuar në Shkodër, i cili vuante edhe nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Nga 416 të infektuar në total në Shqipëri, 8 prej tyre janë efektivë të Policisë së Shtetit. ”Numri i efektivëve që janë të konfirmuar si raste pozitive është 8″, njoftoi Marjeta Dervishi, në emër të MSH në komunikimin e përditshëm me mediat.

Në spitalin Infektiv, aktualisht janë 50 të shtruar, 6 prej tyre janë në terapi intensive, dhe vetëm 1 prej tyre është i intubuar. Tek “Shefqet Ndroqi”, janë 6 pacientë të shtruar gjithsej, 4 prej të cilëve kanë intubuar.

Ditët e fundit, numri i të infektuarve ka qënë gjithmonë e më i vogël se zakonisht, duke shtuar shpresat se koronavirusi ka nisur kurbën rënëse. Një lajm të mirë ka dhënë së fundmi mjeku, Pëllumb Pipero, pasi është shprehur se kulmi i kurbës ka kaluar javën që lamë pas. 

(k.m/J.V/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Prill 2020, 20:43

TIRANË– Ministri Arben Ahmetaj nuk është lëkundur aspak kur ka parë që një emigrante e sapo kthyer nga jashtë është mbyllur në karantinë në një dhomë të vo...