Bota

Gazeta gjermane “De Welt” sulmon Italinë, reagon Luixhi Di Maio: Qëndrim i turpshëm dhe i papranushëm

9 Prill 2020, 20:36 Nga DOSJA
Gazeta gjermane “De Welt” sulmon Italinë, reagon Luixhi Di

ITALI– Gazetari gjerman Christoph B.Schiltz, ditën e sotme ka shkruar një artikull për kanceleran gjermane Angela Merkel në gazetën e përditshme gjermane “De Welt”

” Zonja Merkel, qëndro e pathyeshme!” –  titullohet artikulli, ku B.Schiltz i kërkon qeverisë gjermane të mos dorëzohet përballë kërkesave të Italisë për “coronabond”.

Ky artikull ka shkaktuar shumë polemika tek italianët dhe ai që ka reaguar i pari ka qenë ministri i Punëve të Jashtme të Italisë, Luixhi Di Maio, i cili e konsideron një veprim të turpshëm pasi Italia është në një gjendjen kaotike për shkak të koronavirusit.

“Një qëndrim i turpshëm dhe i papranueshëm. Shpresoj që qeveria gjermane të distancohet. Italia qan sot viktimat e koronavirusit, por ka qarë edhe viktimat e mafies. Nuk dua të bëj polemika, por nuk e pranoj në këtë moment që të ketë të tilla qëndrime”, – ka thënë Luixhi Di Maio për gazetën “Uno Mattina”

Ndërkohë brenda artikullit të “De Welt” thuhet se Italia që e ka mafian e fortë, duhet t’i shfrytëzojë fondet për shëndetësinë.

“Solidariteti është një kategori e rëndësishme e Europës, por sovraniteti kombëtar përballë zgjedhësve është thelbësor.  Duhet të jetë e qartë se në Itali, ku mafia është e fortë dhe po pret financime të reja nga Brukseli, fondet duhet të lëvrohen vetëm për sistemin shëndetësor dhe jo për sistemin social dhe fiskal. Natyrisht, italianët duhet të jenë të kontrolluar nga Brukseli dhe duhet t’i përdorin fondet konform rregullave. Edhe në krizën e koronavirusit, principet thelbësore duhet të vlejnë akoma”, – shkruhet në artikull.

Ndërkohë Di Maio ka reaguar edhe në rrjetet e tij sociale ku ka shkruar se kriza nuk është lojë dhe Europa duhet të reagojë pasi po humbin mijëra jetë njerëzish.

“Kjo nuk është një lojë, nuk është një ndeshje mes dy apo më shumë vendesh. Njerëzit po humbin jetën dhe Europa e ka për detyrë të reagojë. Duhet një mesazh uniteti dhe nuk duhet ta kërkojë Italia, por i gjithë populli europian”.- ka shkruar ai.

Po ashtu në lidhje me artikullin gjerman ka reaguar edhe presidenti i komisionit politik në Bashkimin Europian Sergio Battelli, i cili i del në mbrojte Italisë duke  I kërkuar Gjermanisë ta thotë hapur nëse nuk do ta ndihmojë atë

“Kur duhen marrë vendime të rëndësishme, “Die Welt” nxjerr në pah anën më të keqe të propagandës së saj anti-italiane. Shpresoj që Berlini të distancohet. Nëse ndonjë vend i Bashkimit Europian nuk dëshiron të ndihmojë, te ketë kurajën ta thotë hapur. Do të dimë se çfarë do të bëjmë”.- shkruan ai.

Por jo vetëm kaq pasi artikulli ka revoltuar dhe liderin e “La Legas”, Matteo Salvini, i cili është shprehur se ky është veprim i turpshëm nga ana e gjermanëve.

“E turpshme! Lani gojën kur flisni për Italinë.Para se t’i shpallim luftë Gjermanisë, sugjeroj që të bëjmë dallimin mes shtypit dhe qeverisë gjermane”– shkruan ai.

Burimi:republika.it

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota angela merkel christoph b.schiltz luixhi di maio sergio battelli angela merkel christoph b.schiltz luixhi di maio sergio battelli

Sondazh

Poll