Aktualitet

Shkon në 182 numri i personave që fituan betejën me COVID-19/ Rama: Lajm i mirë,17 të shëruar!

10 Prill 2020, 05:27 Nga DOSJA
Shkon në 182 numri i personave që fituan betejën me COVID-19/

Tiranë- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar së fundmi se edhe 17 pacientë të tjerë kanë fituar betejën me COVID-19. “Lajm i mirë, 17 të shëruar sot”, shkruan Rama në një postim në Facebook.  Ndërkohë,  numri i personave që janë shëruar ka shkuar në 182.

Shqipëria ka më shumë se tre javë e izoluar për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19, ndërsa lëvizjet janë kufizuar në daljen e një personi të vetëm për çdo familje. Aktualisht në vend numërohen 409 persona të infektuar me Covid-19, ndërsa 23 të tjerë kanë humbur jetën. Qeveria dhe mjekët bëjnë thirrje që qytetarët të respektojnë masat e marra për COVID-19.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Prill 2020, 20:43

TIRANË– Ministri Arben Ahmetaj nuk është lëkundur aspak kur ka parë që një emigrante e sapo kthyer nga jashtë është mbyllur në karantinë në një dhomë të vo...