KUSH PËRFITON/ Kreu i OSHEE-së shpjegon me detaje, Çela: Do zbritet vetëm kamata deri në fund të vitit 2019, asnjë toleri
TIRANË– Administratori i OSHEE-së Adrian Çela ka shpjeguar kategoritë e qytetarëve që përfitojnë ose jo nga eliminimi i kamatëvonesave, në faturën e energjisë elektrike. Në një lidhje me Skype në emisionin “Opinion”, Çela deklaroi se nga vendimi për faljen e kamatëvonesave përfitojnë në total 227,568 abonentë.
Sipas Çelës, nga kjo zbritje përfitojnë të gjithë ata abonentë që kanë pasur kamatëvonesa deri në 31 dhejtor 2019. Ndërsa për periudhën tjetër, jo. Çela u shpreh se të tashmë janë krijuar të gjithë mundësitë për të bërë agesat dhe nëse psh. fatura e marsit nuk paguhet në kohë, nuk i shpetojnë dot kamatës.
“Kusht që ata të përfitojnë faljen e kamatës është që të kenë një aktmarrëveshje valide me OSHEE-në. Ata që nuk e kanë një të tillë por kanë detyrime të vjetra, gjithashtu duhet të nënshkruajnë brenda Qershorit një aktmarrëveshje për të përfituar faljen e kamatës. Që nga dita e hënë, të gjithë ata abonentë që e kanë patur këstin e pagesës së aktmarrëveshjes pas datës 14 duhet të paraqiten në zyrat e OSHEE për të bërë riskedulimin e saj dhe reflektimin e faljes së kamatës”, theksoi Çela. Ai që ka një borxh të akumuluar por nuk ka një aktmarrëveshje duhet të paraqitet brenda Qershorit të nënshkruajë atë dhe të përfitojë njësoj nga falja e kamatës,”– tha Çela ndër të tjera.
Pjesa e faturave të energjisë elektrike është sqaruar edhe nga kryeministri Edi Rama. Ai është shprehur se të gjitha faturat duhen paguar pa përjashtim, dhe se gjëja që do zbritet është vetëm kamatvonesa.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Hipoteza e epidemiologut Alimehmeti: Virusi nuk do zhduket në verë, do mësohemi të bashkëjetojmë me të
TIRANË- Epidemiologun Ilir Alimehmeti ka deklaruar sot COVID-19 nuk do largohet në verë, kur do vijnë dhe rritjet e temperaturat. I ftuar në “360gradë”, a...
Vaksina e tuberkulozit ju mbron nga Covid-19? Mjeku Gega: S’ka asnjë bazë shkencore
TIRANË– Mjeku Ariet Gega është shprehur se teoria se vaksina e tuberkulozit të mbron nga koronavirusi, nuk ka bazë shkencorë. Në një lidhje me Skype në emi...
FMN lajmëron krizë botërore: Do jetë më e keqja, që nga Depresioni i Madh i vitit 1930
TIRANË– Pandemia e koronavirusit do të shkaktojë pasojat më të këqija ekonomike që nga Depresioni i Madh i viteve 1930, ka paralajmëruar Fondi Monetar Ndër...
“Jeshilja ju shpëton”, dietologia tregon bimët që forcojnë trupin, si t’i bëni ballë koronavirusit
TIRANË– Në këtë periudhë pandemie kur të gjithë ndihemi të rrezikuar për shëndetin tonë, është e rëndësishme që krahas masave që sugjerohen për limitimin a...
“Ka dritë në fund të tunelit”, mjeku Kalo: Debati për testet është shterpë, liberalizimi jo gradual i masave i panevo
TIRANË– Mjeku i njohur, Tritan Kalo ka treguar sot një ditë nga puna e tij në Infektiv, si shkon me urban e deri tek biseda e parë me pacientët. Ai s...
Manastirliu publikon FOTOT e epidemiliogëve në terren: Gjurmojnë derë më derë e punojnë ditë e natë
TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar sot punën e emidemiologëve në terren të cilët marrin testet me tampton qytetarëve. Minist...
U infektua nga COVID-19, zyrtari i FSHF tregon ditët në Infektiv: Ishte një tmerr i vërtetë, s’kishte sapun dhe ushqim
TIRANË– Ish-futbollisti njëherësh dhe zyrtar i FSHF, Florian Riza, ka trteguar eksperiencën e tij pas infektivimit me COVID-19. Në një intervistë në ...
“Udhëtimi i fundit”/ Të rreshtuar, trupat e shqiptarëve që u mori jetën Covid-19 në Itali nisen drejt atdheut, pamje d
ITALI- Italia është një ndër vendet më të prekura nga COVID-19, por dhe një nga vendet ku shqiptarët janë të shumë të numër. Numri i viktimave nga COVID-19 në I...
Vdes shqiptarja në burgun grek, të dënuarat revoltohen dhe djegin dyshekët: Kishte koronavirus, jemi të rrezikuara
GREQI– Një shqiptare, pjesë e komunitetit rom, ka ndërruar jetë në burgun e grave në Thiva. Ngjarja ka sjellë një protestë në ambientet ku gratë po vuajnë...