Art&Argëtim

“Gripi spanjoll ndryshoi Hollivudin në 1918” Historiani amerikan: Koronavirusi do ta ndryshojë kinematografinë

9 Prill 2020, 15:41 Nga DOSJA
“Gripi spanjoll ndryshoi Hollivudin në 1918” Historiani

SHBA– Historia ka treguar se pandemitë janë përsëritur në  kohë, edhe pse pas shumë dekadash e shekujsh.  Situatat e vështira që kalojnë kombet gjatë krizës së një virusi bëjnë që për rrjedhojë të ndryshojnë “360 gradë” edhe shumë aspekte të jetës.

Kujtojmë që ashtu sikursë ndryshoi Hollivudi në vitin 1918 pas shpërthimit të gripit spanjoll, i cili vrau rreth 50 milionë, me  shumë gjasa edhe ky virus vdekjeprurës që po përjetojmë  gjatë këtyre muajve do të ndryshojë kinematografinë në  botë.

Në një intervistë të publikuar në faqen e Deadline historiani William Mann, ka shpjeguar sesi Covid-19 do të sjellë ndryshime, edhe pse pa dëshirën e shumë njerëzve.

Teksa ai flet për ndryshimet rrënjësore për botën e kinemasë, shumë prej të cilave të kërkuara nga Adolph Zukor, i cili mund të përsëritej sot me të njëjtën forcë, ashtu sikurse po shohim edhe sot që po ndodh me platformat streaming.

Mbyllja e kinemave, mund të përfundojë, të ketë një ndikim të rëndësishëm në filmat ashtu siç ndodhi në 1918-19. Në 1921, vetëm dy vjet pas pandemisë, kinemaja nuk ngjasonte askap me atë të vitit 1918. Një revolucion i ngjashëm me atë të platformave streaming që në thelb përdorin modelin Zukor ndërsa kontrollojnë prodhimin, shpërndarjen dhe shikimin e filmave.”- ka thënë Mann, duke shtuar se do t’i nxjerrë jashtë tregut të vegjlit, ndërsa një pjesë e produksioneve do të vijojnë me modelin tradicional.

Historiani thotë se sa i përket figurës së  Adolph Zukor, producentit amerikan, thotë se ky i fundit zhduku nga tregu çdo regjizor të pavarur, shumica prej tyre gra gjatë viteteve ’70, duke shfrytëzuar kështu pandeminë për të ndërtuar modelin e tij të ri të kinematografisë.

Ai ishte një djalë simpatik, me vizion. Ai bëri që shumë njerëz të dështojnë, por në të njëjtën kohë krijuan industrinë e filmit amerikan i cili më pas lulëzoi për 60-70 vitet e ardhshme. Në një kuptim të caktuar,  vizioni i Zukorit për kinemanë është i njëjti që zbatohet nga teknologjitë e reja,  është modeli i integrimit vertikal, që do të thotë kontroll nga lart poshtë. Kështu që Zukor mendoi se, duke prodhuar filma, ai donte që të jetë në gjendje të kontrollojë se si shpërndahen dhe shfaqen. Në këtë mënyrë, duke marrë nën kontroll të gjitha aspektet e industrisë së filmit, ai eliminoi regjisorë të pavarur, shumë prej tyre gra. Ai shfrytëzoi pandeminë për të ndërtuar modelin e tij të ri.”

I pyetur sesa do të zgjasë kjo krizë ai ka thënë se është shumë vështirë të parashikohet diçka e tillë, por ai përmend se Hollivudi i vitit 1918 është rikthyer në normalitet pas nëj viti.

Vështirë të parashikohet. Sigurisht, Hollivudi i vitit 1918 nuk është rikthyer në normalitet të paktën për një vit tjetër. Në fakt, u desh një kohë e gjatë për të rikuperuar humbjet e mëdha ekonomike dhe rihapur gjithçka. Shpresoj që masat e marra sot janë më konsistente se sa ishin atëherë, por është e sigurt që do të ketë disa vuajtje ekonomike.”

1.5 milionë njerëz, janë infektuar nga koronavirusi në mbarë botën dhe kanë vdekur 88,000 prej tyre. Pasi Kina vuri në kontroll gjithçka, epiqendra e re është bërë Amerika, ku janë regjistruar 432,000 të infektuar dhe më shumë se 14.800 të vdekur. Vetëm brenda një ditë kanë vdekur thuajse 2 mijë persona. Spanja dhe Italia, janë vendet më të prekura nga virusi, ku shifrat janë alarmante. Në Spanjë janë shënuar respektivisht 148,220 të prekur dhe 15 mijë viktima. Italia megjithatë ka më shumë viktima se Spanja, plot 17,669. Gjithashtu edhe në Ballkan ka mijë raraste, në Greqi, Serbi,Maqedoni e Kosovë, ndërsa në Shqipëri janë 409 të infektuar dhe 22 të vdekur.

Burimi: Deadline 

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture adolph zukor gripi spanjoll hollivudi kinematografinë william mann adolph zukor gripi spanjoll hollivudi kinematografinë william mann

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 9 Prill 2020, 13:27

SHBA– Divorci i shëmtuar i Johnny Depp dhe Amber Heard tashmë është zhvendosur në padi. Informacione të reja po zbulohen mbi grindjet e vazhdueshme të ish-&cced...