Art&Argëtim

9 Prill 2020, 13:27 Nga DOSJA

SHBA– Divorci i shëmtuar i Johnny Depp dhe Amber Heard tashmë është zhvendosur në padi. Informacione të reja po zbulohen mbi grindjet e vazhdueshme të ish-çiftit të famshëm dhe dhunus së ushtruar nga të dyja palët.

Së fundmi është mësuar se aktori Depp ka depozituar në padinë e tij një video me regjistrim, ku ai shpjegon se si pothuajse humbi gishtin gjatë një zënke me Amber Heard. Pas një zënke që ka degraduar në dhunë, Johnny Depp ka këputur gishtin dhe menjëherë në apartament ka mbërritur mjeku i familjes, i cili dëgjohet të ngrejë zërin.

Unë nuk mund ta gjej majën e gishtit, nuk mund ta gjej gishtin,”- përsërit mjeku Kipper në regjistrimin e realizuar menjëherë pas sherrit mes çiftit.

“Shikoni gjithë këtë gjak të tmerrshëm. A ka ndonjë copë gishti këtu? Wow, wow, wow,”- dëgjohet të thotë një infermiere ndërsa nuk nguron të pyesë: “Po në plehra?A ka ndonjë copë mishi në plehra?

“E shikova një herë dhe nuk pashë asgjë që dukej si mish”, -thotë mjeku Kipper me bazë në SH.B.A., i cili udhëtoi tek Depp dhe Heard për të siguruar kujdesin e tyre shëndetësor.

Dy aktorët ​​kanë ofruar tregime rrënjësisht të ndryshme të episodit surreal që ndodhi ndërsa Depp po filmonte këstin e pestë të “Pirates of the Caribbean” në Australi.

“Shpresoj që të hënën do të ikësh, dua ta kuptosh çfarë je dhe çfarë më ke bërë, më ke shpifur veten”- thotë në audio aktori i njohur. Depp këmbëngul se plaga në gisht iu shkaktua nga ish-e dashura, Amber Heard, e cila theu një shishe Vodka, duke shkaktuar plagën e rëndë.

Aktorja Amber Heard pohon në dosjet gjyqësore se Depp shkaktoi plagën në gishtin e djathtë të mesëm vetë ndërsa goditi pas muri një telefon dhe ishte në ekstazë totale. Ajo gjithashtu akuzon ish-të dashurin e saj se rrëmbeu këmishën e saj të natës, dhe tentoi ta mbyste me të, gjatë një nate horrori.

Audio e re e marrë ekskluzivisht nga DailyMail.com fillon rreth orës 01:00 në 8 Mars 2015, rreth një orë pas luftës famëkeqe. Në të dëgjohen në mënyrë të trazuar zërat e mjekut dhe infermieres, gjithashtu dhe të aktorëve. Nuk është e qartë se si është regjistruar ose kush ishte përgjegjës, megjithëse Depp dhe Heard kishin një zakon të përdorin argumentet e tyre si një formë e terapisë DIY për t’i dëgjuar më pas.

R.L/Dosja.al

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz aktoret e famshem amber heard audio incizimi i johnny depp johnny depp sherri mes aktoreve aktoret e famshem amber heard audio incizimi i johnny depp johnny depp sherri mes aktoreve

Sondazh

Poll