Art&Argëtim

Sa bëjnë 5 plus 4?! Ekspertja e ISHP-së lëshon ‘perlën’ për pacientët e shtruar në spitalin Covid 2, ‘haku’ i Ba

9 Prill 2020, 15:36 Nga DOSJA
Sa bëjnë 5 plus 4?! Ekspertja e ISHP-së lëshon

TIRANË– Ministria e Shëndetësisë, ashtu si çdo ditë njoftoi përditësimin e të dhënave me pacientët e infektuar me Covid-19, në Shqipëri. Në një deklaratë për mediat, ekspertja e Institutit të Shëndetit Publik, Rovena Daja, shpjegoi zgjerimin e rasteve me koronavirus në qytetet e Shqipërisë dhe shpjegoi se sa pacientë ishin të shtruar në spitalin Covid, “Shefqet Ndroqi”.

Mirëpo teksa shpjegonte numrin e pacientëve, Daja bëri një gabim matematikor, kur theksoi se gjithsej të shtruar në këtë spital, janë gjashtë pacientë. Por, nëse mbledhim pesë pacientët që sipas Dajës janë në terapi intensive dhe katër të tjerë të intubuar, rezultati na del nëntë, e jo gjashtë.

Në spitalin Covid 2, “Shefqet Ndroqi” janë gjashtë pacientë të shtruar gjithsej, pesë pacientë në terapi intesive dhe katër të intubuar,”– dëgjohet të thotë Daja, duke na lënë në pikëpyetje. Sa pacientë janë të shtruar gjithsej? A janë nëntë dhe Kola gaboi në veprimin matematikor më të thjeshtë, mbledhjen, apo janë gjashtë dhe ekspertja lexoi numrat gabim?

Kjo ‘perlë’ është shpërndarë në rrjetet sociale dhe faqe të ndryshme duket sikur kanë gjetur mënyrën për t’u hakmarrë ndaj kryeministrit Edi Rama, në emër të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Kjo pasi Rama nuk e harron dhe në dukje, s’ka për ta harruar ndonjëherë, gabimin në shumëzim që bëri Basha. 7*7=42, përmendet pothuajse në çdo përgjigje që kryeministri i kthen Opozitës. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

virale virale etiola kola gabimi i zedheneses se msh-se lulzim basha etiola kola gabimi i zedheneses se msh-se lulzim basha

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 9 Prill 2020, 13:27

SHBA– Divorci i shëmtuar i Johnny Depp dhe Amber Heard tashmë është zhvendosur në padi. Informacione të reja po zbulohen mbi grindjet e vazhdueshme të ish-&cced...