Art&Argëtim

Rita Ora rrëfen periudhën e errët në Britani dhe vuajtjet e fillimit në një vend të huaj: Quhesha refugjate në një mën

9 Prill 2020, 07:05 Nga DOSJA
Rita Ora rrëfen periudhën e errët në Britani dhe vuajtjet e

MBRETËRI E BASHKUAR- Këngëtarja me origjinë nga Kosova, Rita Ora shkoi në Britaninë e Madhe kur ishte fëmijë, në periudhën kur kosovarët po largoheshin nga persekutimi serb. Ajo shpëtoi nga persekutimi ndaj shqiptarëve pas shpërbërjes së Jugosllavisë, duke mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar ndërsa ishte ende foshnje.

Rita Ora u rrit në Norring Hill, Londër, dhe në një intervistë për Vogue Arabia, ajo ka rrëfyer ndikimin që kishte pasur ky transferim në familjen e saj, përfshirë nënën e saj psikiatre dhe babain ekonomist.

“Ata lanë pas gjithë jetën e tyre dhe duhej të fillonin nga e para kur arritën në Londër si refugjatë. Por, mbrojtja jonë ishte përparësia e tyre kryesore dhe unë numëroj bekimet e mia çdo ditë që ata bënë atë që bënë”,– u shpreh Rita Ora.

Por, pse prindërit e saj të dashur vendosën të zhvendoseshin në qytetin e Londrës? “Ata zgjodhën Londrën sepse babi e donte muzikën dhe kulturën,” – zbuloi ajo.

Ndër të tjera, këngëtarja ka rrëfyer se është përballur shpeshherë me paragjykime dhe ka kaluar disa raste të vështira: “Shpesh quhesha refugjate në një mënyrë poshtëruese, megjithatë, unë kisha shumë miq të huaj dhe të gjithë kemi kaluar një kohë të mirë sëbashku”.

Rita Ora ende viziton rregullisht Kosovën kur ajo ka mundësi dhe dëshiron të mbetet në kontakt me kulturën e saj, duke qenë e vetëdijshme për vallet tradicionale dhe duke zotëruar shumë veshje tradicionale.

Rita gjithashtu ka punuar shumë në përpjekjet kombëtare në Mbretërinë e Bashkuar për të mbështetur NHS, duke qenë vullnetare me mijëra qytetarë të tjerë britanikë për të ndihmuar punonjësin shëndetësor në vijat e frontit duke luftuar kundër pandemisë së koronavirusit, duke përfshirë edhe nënën e saj.

Pak ditë më parë nëna e këngëtares, Vera Sahatçiu, bëri me dije se dy vajzat e saj ishin ofruar si vullnetare, për të ndihmuar në luftën ndaj koronavirusit.

Këngëtarja Rita Ora i tha revistës Hello se do të “sigurojë furnizime mjekësore, do të mbledhë receta, do t’i kontrollojë të moshuarit dhe do të bëjë thirrje telefonike për anëtarët e vetmuar dhe të prekshëm të komunitetit”.

Burimi: Mirror

R.L/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz britani kengetarja me origjine shqiptare refugjate ne britani rita ora britani kengetarja me origjine shqiptare refugjate ne britani rita ora

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 8 Prill 2020, 13:00

SERBI– Edhe pasi u masakruan nga mediat serbe, pas gjesteve në mbështetje të Kosovës, Missi serb Irina Jovanka nuk ndalet! Në postimin e radhës në rrjete social...