Art&Argëtim

U anulua për shkak të pandemisë së Covid-19, çfarë do të ndodhë me këngët e përgatitura për ‘Eurovision’

8 Prill 2020, 19:03 Nga DOSJA
U anulua për shkak të pandemisë së Covid-19,

FRANCË -Pandemia e koronavirusit ka bërë që të anulohen të gjitha ngjarjet në botë përfshirë edhe eventin e madh muzikor ‘Eurovision.” Mirëpo i gjithë shqetësimi i këngëtarëve ka qenë nëse ata do të marrin pjesë vitin tjetër me po të njëjtat këngë.

E teksa të gjithë prisnin këtë përgjigje  “EBU” në një deklaratë ka njoftuar se këngët që ishin planifikuar të merrnin pjesë këtë vit, nuk do të kenë mundësi të marrin pjesë vitin tjetër, duke bërë të qartë se vitin e ardhshëm në garë do të jenë këngë të reja.

Të gjitha këngët që e këtij viti  do të transmetohen në kanalet dixhitale në javët e ardhshme.

Ndërkohë festivali “Eurovision 2020” ishte planifikuar të mbahej në Rotterdam më 12, 14 dhe 16 maj. EBU dhe transmetuesit holandezë NPO, AVROTROS dhe NOS do të prodhojnë një shfaqje speciale të Eurovisionit  “Europe Shine A Light”më datë 16 maj në orën 21:00.

Kujtojmë se në këtë festival do të merrte pjesë edhe këngëtarja shqiptare Arilena Ara që do të përfaqësonte Shqipërinë më këngënn ‘Shaj’.

Burimi:ESC Today

(A.K.Dosja.al) 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz eurovision 2020 eurovision 2020

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 8 Prill 2020, 13:00

SERBI– Edhe pasi u masakruan nga mediat serbe, pas gjesteve në mbështetje të Kosovës, Missi serb Irina Jovanka nuk ndalet! Në postimin e radhës në rrjete social...