Art&Argëtim

“Jam tip shpellare që rri mbyllur me shokët e mi”, Liberta Spahiu flet nga karantina: U çmenda duke bërë video

8 Prill 2020, 20:23 Nga DOSJA
“Jam tip shpellare që rri mbyllur me shokët e mi”, Liberta

TIRANË– Prezantuesja e njohur Liberta Spahiu ka treguar se nuk i bën aspak përshtypje që është e izoluar në shtëpi. Në një lidhje me Skype në emisionin “Rudina”, Spahiu tha se po mundohet sadopak ta kalojë kohën duke bërë gjëra të ndryshme, duke realizuar edhe video në aplikacionin TIK-TOK.

Unë sot vendosa për dallimet nga figurat e tjera publike, që kur po lidhen me lidhje direkte kanë libra mbrapa, unë vendosa të kisha veshje mbrapa, këndin e librave e lashë për një tjetër lidhje. Në fakt këto ditë po i kaloj si shumica prej nesh, që qëndrojnë të izoluar në shtëpi. Po mundohem sadopak që vetes t’ja largoj atë kohën që mos bëhemi bajat, duke bërë video të ndryshme me rroba ose me këtë aplikacionin që ka marrë dhenë gjithandej, TIK TOK. U mbyta duke kërcyer me Tik Tok. Në fillim m’u duk sikur ishte një gjë shumë e thjeshtë, por është goxha e vështirë sepse për të realizuar një vallëzim, siç janë trendet nëpër botë duhet shumë punë,”– tha Spahiu.

Spahiu shtoi më tej se edhe në ditë normale, nuk preferon të dalë shpesh. Është tip që i pëlqen të rrijë mbyllur ose të dalë me miqtë e saj të ngushtë në lagjen ku jeton.

“Sa i përket pjesës që jemi të izoluar dhe nuk kemi mundësi të dalim shpesh, unë nuk jam personi që dal shpesh edhe kur nuk ka qenë situatë e tillë. Jam një tip shpellare që rri mbyllur ose rri me shokët dhe  miqtë e mi të ngushtë këtu në lagjen ku këtu jetoj. Për sa i përket veshjeve shyqyr që kemi Instagramin dhe Facebookun, edhe pse shumica e fytyrave publike dhe vajzave që merrem me televizion krejt çfarë bëjnë janë veshjet e reja që i blejnë dhe që i veshin, shumica e rasteve ndodh që i veshin për në Instagram. Nuk është se ne kemi ndonjë eveniment, ose diçka që ndodh shumë shpesh në Kosovë dhe në Shqipëri që të kesh mundësi të vishesh çdo javë ose çdo dy javë,”– shtoi prezantuesja më tej.

Ndërkohë, numri i të infektuarve në Kosovë ka shkuar në 170 dhe deri më tani kanë humbur jetën 5 persona. Viktima e fundit është shëruar pak orë më parë, ku ka humbur jetën një 56-vjeçar, i cili vuante edhe nga sëmundje të tjera.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz koronavirusi ne kosove kosove liberta spahiu koronavirusi ne kosove kosove liberta spahiu

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 8 Prill 2020, 13:00

SERBI– Edhe pasi u masakruan nga mediat serbe, pas gjesteve në mbështetje të Kosovës, Missi serb Irina Jovanka nuk ndalet! Në postimin e radhës në rrjete social...