Aktualitet

40 shoferë e faturino pezullohen nga detyra/ Punonjësit kërkojnë pagën e luftës që në janar, ja çfarë ka deklaruar Ram

9 Prill 2020, 11:16 Nga DOSJA
40 shoferë e faturino pezullohen nga detyra/ Punonjësit

Tiranë- 40 shoferë dhe fatorino të transportit publik në  Tiranë kanë protestuar ditën e sotme pasi kompania nuk u ka dhënë pagat për muajt janar edhe shkurt, madje i ka pezulluar edhe nga detyra. Bëhet fjalë për punonjësit e linjës së transportit Qendër-Uzina e Autotraktorëve, të cilët ishin njoftuar ditën e sotme për  të marrë pagat,  por kompania iu ka dhënë një dhënë një shkresë, ku njoftohet pezullimi nga puna, për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19. Punonjësit kanë kundërshtuar këtë vendim dhe shprehen se duan të marrin pagat e luftës, për tre muajt, janarin, shkurtin dhe marsin.

Ne kemi janarin dhe shkurtin dhe marsin si pagë lufte. Si kemi marrë këto paga. Kjo nuk ka lidhje me pandeminë. Kemi dy muajt të punës. Dhe për pagën e luftës, atë e kemi nga shteti. Që ditën që u pezullua transporti publik në Tiranë, nuk kemi pasur asnjë kontakt me firmën. Ndërkohë që dje nga telefonuan dhe na thanë; ejani merrni pagën. U paraqitëm sot dhe aty na u njoftua largimi nga puna. Ne këtë letër nuk e firmosim dhe do e ndjekim më tej. Do të shkojmë ta denoncojmë, nëse firma nuk na përgjigjet. Ne e kemi kontratën e punës. Duhet të më japin pagat. Dhe unë do të firmos dokumentin, dhe më pas do të paraqitem tek firma kur të rinisë puna.”, është shprehur një prej tyre për “News 24”.

Por çfarë ka deklaruar kryeministri Edi Rama për pagat e luftës?

Kreu i qeverisë ka deklaruar se deri në muajin shkurt, është detyrim i kompanisë  që t’u paguajë punonjësve pagat. Ai ka sqaruar se të gjitha punonjësit e biznesve të mbylla do të marrin pagën e luftës që nga muaji mars, pasi në vend u përhap COVID-19.

J.V/Dosja.al  

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 40 shoferë pezullohen nga detyra 40 shoferë pezullohen nga detyra

Sondazh

Poll