Art&Argëtim

Rrugët e Indisë pushtohen nga majmunët pas izolimit nga Covid-19, kafshët shkatërrojnë makinat në rrugë

8 Prill 2020, 18:27 Nga DOSJA
Rrugët e Indisë pushtohen nga majmunët pas izolimit nga Covid-19,

INDI– Teksa India është e izoluar për shkak të pandemisë së koronavirusit, rrugët nuk kanë ngelur bosh pasi ata janë mbushur me majmunë. Siç shihet edhe në foto rrugët e qytetit  janë pushtuar nga majmunë të cilët lëvizin lirshëm.

Mesa duket arsyeja që ata kanë zbrazur pyjet është ushqimi, pasi të gjitha dyqanet janë mbyllur dhe mbeturinat janë shumë të pakta.

Nga kjo gjendje ata janë rebeluar dhe kanë prishur të gjitha makinat që kanë qenë në rrugë.

Në Indi deri më tani kanë humbur jetën 176 persona nga Covid-19 dhe janë infektuar 5749 persona.

Mbi  1.4  milionë njerëz janë infektuar nga koronavirusi dhe kanë vdekur mbi 83,000 persona tjerë. SHBA-ja sërish mbajti rekord duke shënuar numrin më të madh të të vdekurve në një ditë, duke e çuar totalin në 12.900 dhe 400 mijë të infektuar.  Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson vijon ende të mbetet në spital. Në Britani janë mbi 55 mijë persona të infektuar, mes tyre janë 7  mijë viktima. Tre vendet më të prekura në botë pas SHBA-së janë Spanja, Italia dhe Franca. Spanja ka 142 mijë të infektuar dhe 14 mijë viktima, e ndjekur ngushtë nga Italia me mbi 139 mijë pacientë pozitivë dhe 17,699 të vdekur. Ndërsa Franca ka 109,069 të infektuar mecovid-19 dhe 10,328 viktima.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

virale virale koronavirusi ne indi koronavirusi ne indi

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 8 Prill 2020, 13:00

SERBI– Edhe pasi u masakruan nga mediat serbe, pas gjesteve në mbështetje të Kosovës, Missi serb Irina Jovanka nuk ndalet! Në postimin e radhës në rrjete social...