Bota

1.5 mln të infekuar, gati 90 mijë viktima/ SHBA ‘rekord’ vdekjesh brenda ditës, Kina paralajmëron rrezikun e një vale t

9 Prill 2020, 06:50 Nga DOSJA
1.5 mln të infekuar, gati 90 mijë viktima/ SHBA ‘rekord’

Asnjë nuk ka mbaruar. Kur duket se shumë vende po e vënë nën kontroll koronavirusi, autoritetet kineze paralajmërojnë për mundësinë e një vale të dytë. Ndërsa deri më tani pandemia ka prekur 1.5 milionë njerëz, duke u marrë jetën mbi 91 mijë prej tyre.

Pasi Kina vuri në kontroll gjithçka, epiqendra e re është bërë Amerika, ku janë regjistruar 439,000 të infektuar dhe më shumë se 15 mijë të vdekur. Vetëm brenda një ditë kanë vdekur thuajse 2 mijë persona.

Nuk është më mirë as Britania e Madhe, sot raportoi 887  viktima duke e çuar totalin afro 8 mijë. Ndërkohë edhe kryeministri i tyre vazhdon që të marrë kujdesin mjekësor në terapi intensive.

Vende ‘nderi’ në tabelën e koronavirusit mban edhe Spanja dhe Italia, duke shënuar respektivisht 148,220 dhe 139,422 të prekur dhe 15 mijë viktima. Italia megjithatë ka më shumë viktima se Spanja, mbi 18 mijë.

Në Ballkan shifrat janë më të ulëta. Greqia ka 1,884 të infektuar dhe vetqëm 83 viktima. Serbia ka identifikuar si pozitivë 2,666 pacientë, ndërsa vetëm 65 prej tyre kanë ndërruar jetë. Shkon në 224 numri i të infektuarve në Kosovë, shënohen 6 viktima, ndërsa në Shqipëria janë 409 të infektuar dhe 23 të vdekur.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll

Bota 8 Prill 2020, 20:48

TIRANË– Chris Cuomo, gazetar i CNN dhe njëherazi vëllai i Guvernatorit të Nju Jorkut është prekur pak ditë më parë nga koronavirusi. Ai ka vendsour që ta n...