Art&Argëtim

Nuk është koha për kurorë, Miss Anglia rikthehet në punë si mjeke mes situatës së vështirë të Covid-19

8 Prill 2020, 11:35 Nga DOSJA
Nuk është koha për kurorë, Miss Anglia rikthehet në

BRITANI E MADHE– Missi i Britanisë së Madhe e cila u kurorëzua në 2019 si më e bukura e vendit, ka nisur punën si mjeke në mes të pandemisë së koronavirusit.

Bhasha Mukherjee është mjeke me profesion, por u shkëput pasi konkuroi në Miss World në dhjetor në 2019 duke përfaqësuar Anglinë.

Ajo ka qenë ambasdore në disa vende të ndryshme të  botës për punë bamirësie.

Më ftuan në Afrikë, në Turqi, pastaj në Indi, Pakistan dhe në disa vende të tjera të Azisë për të qenë ambasadore për punë të ndryshme bamirësie.’- është shprehur  ajo.

Mukherjee është 24- vjeçare, ndërsa thotë se nuk mund të qëndrojë me kurorën e missit teksa kolegët e saj mjekë po përballën luftën e madhe të Covid-19. Ajo kontaktoi ekipin drejtues të spitalit për t’i njoftuar se dëshironte të kthehej në punë gjatë kësaj kohe të vështirë që po kalonte edhe vendi i saj.

‘Doja të kthehesha në shtëpi. Doja të vija dhe të shkoj direkt në punë. Ishte e jashtëzakonshme sesi e gjithë bota po falenderonte të gjithë punëtorët e mjekësisë, dhe unë doja të isha një nga ata dhe e dija se mund të ndihmoja. Nuk ka më mirë se të jesh Miss Anglia dhe në të njëjtën kohë të ndihmoj Anglinë në një moment nevoje.”- ka thënë ajo.

Burimi: CNN

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz bhasha mukherjee koronavirusi në britaninë e madhe bhasha mukherjee koronavirusi në britaninë e madhe

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 8 Prill 2020, 07:21

MILANO–  Legjenda e operës italiane do të japë një koncert të dielën në katedralen historike Duomo në Milano, Itali, dhe do të transmetohet drejtpërdrejt ...