Sport

Aks i nxehtë Milano-Torino/ Juventus ofron Cuadradon për Icardin, por Conte dëshiron një njohje të vjetër si…

8 Prill 2020, 19:23 Nga DOSJA
Aks i nxehtë Milano-Torino/ Juventus ofron Cuadradon për Icardin, por

ITALI– Ndërkohë që mbetet për tu zgjidhur çështja e Mauro Icardit i cili një nga destinacionet e mundshme ka pikërisht Juventusin, duket se diçka tjetër mund të bëjë që në të ardhmen, Interi dhe skuadra torineze të ulen në tavolinën e bashkëbisedimeve.

Gjithsesi, Sport Mediaset ka publikuar një lajm që do të bëje të diskutohet jo pak dhe shumë gjatë nëse del se është një lajm i vërtetë.

Sipas medias së njohur italiane, detajet janë këto: Klubi bardhezi ofron Cuadradon dhe disa para për sulmuesin argjentinas por, Antonio Conte ka një ide të çmendur dhe ai quhet Leonardo Bonucci. Ideja e Contes është që të (ri)sjellë në Milano italianin që është rritur pikërisht në akademinë e Interit por që tashmë luan tek Juventusi prej shumë vitesh.

Conte me të ka një raport të shkëlqyer dhe ai shihet si perfekt për mbrojtjen me tre. Ështe një ide e çmendur, por deri më tani e vetmja media që e ka shkruar është Sport Mediaset. Në ditët e ardhshme do të shihet nëse është vetëm një thashethem apo diçka më shumë.

(E.C/DOSJA.AL)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport giuseppe marota inter itali juventus rumelu lukalu sport mediaset giuseppe marota inter itali juventus rumelu lukalu sport mediaset

Sondazh

Poll