Sport

Ish-fituesi i Champions League me Liverpool pëson aksident me makinë, shtrohet në spital bashkë me vajzën

8 Prill 2020, 19:02 Nga DOSJA
Ish-fituesi i Champions League me Liverpool pëson aksident me makinë,

ANGLI- Ish-futbollisti i Liverpool, John Arne Riise ka pësuar një aksident me makinë. Norvegjezi ka qenë duke drejtuar automjetin e tij në qytetin Alesund në vendlindjen e tij në momentin kur ka humbur kontrollin e makinës.

Së bashku me të ka qenë edhe vajza e tij 19-vjeçare, të cilën po e shoqëronte në shtëpi. Por ky aksident ka bërë që të dy të shkojnë menjëherë në spital, ku vazhdojnë të jenë të shtruar dhe nën kujdesin e mjekëve.

Megjithatë duket se më e keqja ka kaluar për ish-lojtarin dhe vajzën e tij, Ariana, teksa mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa pritet që të marrin veten plotësisht dhe ta harrojnë këtë moment të errët. Ish-futbollisti i Liverpool ka fituar trofeun më prestigjoz për klube atë të Champions League në vitin 2005.

(E.Ç. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport john arne riise liverpool john arne riise liverpool

Sondazh

Poll