Politike

Sondazhi në Report Tv: Rama, lideri më i dashur për italianët, ia kalon dhe Putinit (SHIFRAT)

7 Prill 2020, 20:46 Nga DOSJA
Sondazhi në Report Tv: Rama, lideri më i dashur për

TIRANË– Report TV ka publikuar mbrëmjen e sotme një sondazh që tregon se kryeministri Edi Rama është lideri më i dashur për italianët. Sondazhi i realizuar në bashkëpunim me Roberto Baldassari, autor sondazhesh në shoqërinë italiane “MG Research”, tregon se ndihma që Rama i ka dhënë Italisë, me dërgimin e 30 mjekëve dhe infermierëve në vendin fqinj, për të luftuar Covid-19, ka rritur dashurinë e italianëve ndaj tij.

Madje bazuar në rezultatet e sondazhit të publikuar nga Report TV, 62.8% e italianëve vlerësojnë kryeministrin shqiptar Edi Rama si lider politik. rama mban vendin e dyte, pas kryeministrit Conte me një diferencë shumë të vogël prej 4.5%.

Ndërkohë, vlen të theksojmë se kryeministri shqiptar, lë pas shumë liderë botërorë, si Vladimir Putin që është vlerësuar me 52.8%, dhe Presidentin francez Macron që është vlerësuar me 41.6 %.

Matteo Salvini ka zënë vendin e katërt, Ministri i pUNËVE TË jashtme, Luigi Di maio është i shtati, ndërsa Silvio Berlusconi i 11-ti. Kujtojmë që ndryshe nga Rama, Berlusconi, 10 mln euro për Lombardinë për të realizuar një repart me 400 shtretër të terapisë intensive për Milanon. Por ky gjest nuk i ka prekur aq shumë italianët, sa dërgimi i 30 mjekëve nga kryeministri i Shqipërisë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama manuel macron silvio berlusconi vladimir putin edi rama manuel macron silvio berlusconi vladimir putin

Sondazh

Poll