Spiropali: Biznesi i madh duhet të ndjejë peshën e përgjegjësisë, do ta mbështesim me kredi lehtësuese
7 Prill 2020, 19:41Nga DOSJA
TIRANË- Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe zëdhënësja e qeverisë, Elisa Spiropali, në një intervistë për emisionin “Në Fokus”, në TvT, ka dhënë detaje të paketës me të cilën qeveria synon të mbështesë bizneset e prekura nga kriza e koronavirusit. Spiropali tha se ka filluar dibursimi për ndihmën financiare nga e cila do të përfitojnë punonjësit e biznesit të vogël.
“Bizneset e vogla nga 0-14 milionë lekë kanë përfituar një fond prej 120 milionë dollarë nga buxheti i shtetit. Ka filluar disbursimi. Një biznes i vogël që nuk punon, jo vetëm që do të marrë një pagë minimale personi i regjistuar, por edhe personi ndihmës që nuk e ka të deklaruar pagën, do të marrë pagën minimale 26 mijë lekë. Ne nuk jemi në një situatë normale ku gjithçka shkon mirë, aktiviteti ekonomik është ndalur. Jemi në një kohë lufte”, tha ajo.
Ndërsa sa i takon skemës me të cilën qeveria do të mbështesë biznesin e mesëm dhe atë të madh, ajo nëpërmjet kredive lehtësuese, Spiropali tha se zbatimi i saj do të nisë shumë shpejt. Megjithatë, në këtë pikë, ajo theksoi se biznesit të madh i takon të marrë përgjegjësitë e veta.
“Në paketë parashikohet fondit për garancinë sovrane në mënyrë që biznesi i mesëm ose i madh të marrë kredi për të paguar punonjësit. Është e rëndësishme që biznesi i madh ta ndjejë peshën e përgjegjësisë në këtë situatë dhe të marrë përgjegjësitë e veta. Jam e sigurt që një pjesë e biznesit të madh ka para të ruajtura për këtë ditë të zezë. Nuk duhet të heqë nga puna njerëzit, por t’u dalë për zot”, tha ajo.
TIRANË- Qeveria ka miratuar sot vendimin për caktimin e një shumë të madhe parash si garanci sovrane për të gjithë bizneset që kanë prekur nga situata e CO...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama është shprehur edhe njëherë se nëse dikush do i thoshte që të largohej nga politika ai do e bënte që nesër dhe do ishte i lum...
TIRANË– Shqipëria është prekur zyrtarisht nga Koronavirusi që prej datës 8 mars. Pas disa ditësh qeveria vendosi që të vendoste vendin në shtetrrethi...
TIRANË- Ministrtia e Shëndetëisë sot komunikoi vetëm 6 raste të reja më COVID-19 dhe kjo ka entuziasmuar Kryeministrin Edi Rama. Në një postim në mediat so...
SHKODËR- Kryetarja në detyrë e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi ka zhvilluar një bisedë telefonike me Ministren e Shëndetisë, Ogerta Manastirliu. Ademi pas ...
TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka publikuar videon e Tony Blair, i cili dëgjohet të thotë se mënyra më e mirë për t...
TIRANË- Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj prej ditësh ka nisur të shpërndajë vetë ndihmat në familjet në nevojë. Por për zëdhënësen e Partisë Demokr...
TIRANË– Në emisionin “Shqipëria Live”, drejtuar nga dyshja e moderatorëve Flori Gjini dhe Erjona Rusi, ishte i ftuar me anë të një lidhjeje në “Skype” krye...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka qenë sot në Shkodër, ku prej andej ka dhënë disa mesazhe për qytetarët që të zbatojnë masat e vendosura kundër përhapjes së...