Aktualitet

Tregjet në Shkodër ‘blindohen’ nga policia dhe ushtria, qytetarët deklarojnë autorizimin, ja ç’po ndodh në qytetin v

8 Prill 2020, 07:32 Nga DOSJA
Tregjet në Shkodër ‘blindohen’ nga policia dhe ushtria,

Shkodër- Shkodra është një qarqet, ku COVID-19 është përhapur shumë  dhe konsiderohet si “vatër e kuqe” e virusit. Ndërkohë, qeveria ka ashpërsuar masat në këtë qytet, pasi ditët e fundit është rritur ndjeshëm numri i të infektuarve. Siç shihet edhe në fotot e mëposhtme, në tregjet e qytetit janë të pranishme, forcat e policisë dhe ushtrisë. Po kështu, pothuajse çdo qytetari që ka dalë për pazar, po i kërkohet autorizimi. Banorët e Shkodrës kanë filluar të respektojnë nëpër tregje edhe distacimin social. Madje,  janë të paktë në numër ata që kanë dalë sot nga shtëpitë për të bërë pazar.

Foto nga qyteti i Shkodrës

Një ditë më parë, ministri i Brendshëm, Sandër Leshaj iu bëri thirrje shkodranëve që të respektojnë masat e marra nga qeveria për COVID-19. Ndërsa, kryetarja e Bashkisë Voltana Ademi ka kërkuar që qeveria të bëjë sa më shumë teste në këtë qark.

Sakaq, numri i të infektuarve në Shqipëri ka shkuar në  383 persona dhe deri më tani janë shënuar 22 viktima. Ministria e Shëndetësisë njoftoi dje se janë konfirmuar 6 raste të reja me COVID-19. Po kështu, harta e rasteve të reja është zgjeruar  në Tiranë, Shkodër dhe Fier.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet viktimat e covid ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Prill 2020, 06:49

Adrian Fandi, një mjek shqiptar me banim në Londër ka ndarë në emisionin “Opinion” përvojën e tij me Covid -19. Ai tregoi se kishte rezultuar pozitiv, por mbi t...