Aktualitet

I dënuar me 14 vite burg për trafik droge dhe vjedhje, arrestohet 34-vjeçari në Durrës, pritet të ekstrohet drejt Italisë

8 Prill 2020, 07:20 Nga DOSJA
I dënuar me 14 vite burg për trafik droge dhe vjedhje, arrestohet

Durrës- Policia e Durrësit ka arrestuar një 34-vjeçar me inicale B.Q, pasi rezulton  i dënuar me 14 vite burg në Itali për vjedhje me armë dhe trafik droge. Pritet që 34-vjeçari të ekstradohet drej Italisë.

Njoftimi i Policise: 

Vijon puna për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar. Finalizohet operacioni policor i koduar “Koordinimi”. Operacioni, nga DVP Durrës, në koordinim me Interpol Tirana. Kapet dhe arrestohet një 34-vjeçar, me qëllim ekstradimi në Itali, i dënuar për disa vepra penale. Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, krahas angazhimit maksimal për monitorimin e zbatimit të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, vijojnë punën për goditjen e paligjshmërisë dhe për kapjen e personave në kërkim. Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Durrës, në koordinim me Interpol Tirana, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Koordinimi”, në kuadër të të cilit u kap dhe u arrestua, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, shtetasi B. Q., 34 vjeç, banues në Durrës. Gjykata e Apelit në Venecia, Itali, e ka dënuar me 14 vjet burg, për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, “Vjedhja me armë” dhe “Vjedhja”, parashikuar nga Kodi Penal italian. Materialet e arrestimit të përkohshëm i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 34-vjeçari në durrës arrestohet 34-vjeçari në durrës

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Prill 2020, 06:49

Adrian Fandi, një mjek shqiptar me banim në Londër ka ndarë në emisionin “Opinion” përvojën e tij me Covid -19. Ai tregoi se kishte rezultuar pozitiv, por mbi t...