Sport

Ish sulmuesi i kombëtares Kapllani: Shqipëria fiton ndeshjen e parë

22 Mars 2019, 19:32 Nga DOSJA
Ish sulmuesi i kombëtares Kapllani: Shqipëria fiton ndeshjen e

 

Ish-sulmuesi i Kombëtares, Edmond Kapllani, është i pranishëm në stadiumin “Loro Boriçi”, dhe në një intervistë para ndeshjes me Turqinë, ai kërkon që të jetë një ogur i mirë për Kombëtaren në këtë takim të parë, dhe shprehet se duhet të rrezikojmë më shumë para, për të shënuar më shumë.

Si të është dukur Shqipëria?

Fillimi ka qenë shumë i mirë. Më pas, pati një luhatje negative, por shpresoj që sot si ndeshje e parë, të marrim një rezultat pozitiv. Shpresoj të jem me këmbën e mbarë dhe unë, sepse edhe në Portugali isha, dhe fituam 1-0.

Këshillë për Balajn?

ASnjë këshillë, do ishte gjëja më e bukur të shënonte me një, apo gjysmë rasti. Kuptohet që do ishte Balaj, pasi Sadiku vinte nga një dëmtim i gjatë. Balaj vjen nga një formë e mirë, nga çfarë kam lexuar.

Kemi shënuar shumë pak këto kohë. Çfarë duhet të ndryshojmë që të jemi kompetitivë?

Duhet të luajmë pak me më shumë rrezik para. Grezda nuk luan sot, por Uzuni ka cilësi shumë të mira. Shpresoja që Grezda të bënte diferencën sot, por ta shohim në pjesën e dytë. Duhet të jemi të kujdesshëm prapa, por edhe të krijojmë aksione para.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport eliminatore euro 2020 ish sulmuesi kapllani shqiperi turqi eliminatore euro 2020 ish sulmuesi kapllani shqiperi turqi

Sondazh

Poll