Art&Argëtim

20 vite pas ndarjes Demi Moore dhe Bruce Willis karantinohen sëbashku me partnerët në një shtëpi, reagon gruaja e aktorit:

7 Prill 2020, 14:53 Nga DOSJA
20 vite pas ndarjes Demi Moore dhe Bruce Willis karantinohen sëbashku me

SHBA- Demi Moore dhe Bruce Willis kanë veshur pizhamat dhe kanë kaluar momente të këndshme bashkë, pas 20 vitesh të ndarë. Në dy dekadat që mbaroi martesa e tyre 13-vjeçare, ata kanë punuar shumë për të ndërtuar një miqësi të lumtur.

Madje edhe në karantinë, aktorët Bruce Willis, 65 vjeç dhe Demi Moore, 57 vjeç, po shijojnë shoqërinë e njëri-tjetrit, duke u izoluar bashkë me fëmijët e tyre të rritur dhe partnerët e tyre.

Në një foto të postuar në faqen në Instagram të vajzës Tallulah, 26 vjeç, Bruce dhe ish-gruaja Demi Moore qëndrojnë së bashku, me krahët e hedhur rreth njëri-tjetrit. Në foto shfaqet një pjesë e madhe e familjes, ndërsa mungon bashkëshortja e Bruce Willis.

Megjithatë ajo nuk ka nguruar të lerë një koment poshtë fotos ku shfaqet i shoqi përkrah ish-gruas. Modelja Emma Hemings, e cila ka dy fëmijë dhe bashkëjeton me aktorin Willis ka komplimentuar skuadrën e veshur me pizhame identike.

“Jo të gjithë mund ta veshin atë ngjyrë!! Dukeni skuadër e mirë”,– shkruan modelja në foton ku shfaqet Demi Moore me bashkëshortin e saj.

Burimi: DailyMail

R.L/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz aktorët bruce willis demi moore partneret e aktoreve aktorët bruce willis demi moore partneret e aktoreve

Sondazh

Poll