Aktualitet

ARRSH njofton punime, devijohet trafiku në dy akse

23 Mars 2019, 08:03 Nga DOSJA
ARRSH njofton punime, devijohet trafiku në dy akse

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se duke nisur nga sot, do të nisë punën për realizimin e punimeve emergjente në kryqëzimet e Domjes dhe Laknasit.

E për pasojë, do të devijohet trafiku përgjatë kryerjes së punimeve.

Njoftimi i plotë:

Duke filluar nga nesër, datë 23.3.2019, ora 9:00-17:00 në aksin “Mbikalimi Kasharit – Rinas” në kryqëzimet e Domjes dhe Laknasit do të fillojë puna për realizimin e disa punimeve emergjente për përmirësimin dhe rritjen e sigurisë rrugore në këto pika të rrezikshme.  Trafiku do të devijohet me një kalim në këto 2 kryqezime përgjatë kryerjes së punimeve.  Lëvizja e mjeteve do të udhëhiqet nga punonjësit e Poloicisë Rrugore dhe nga punonjësit e kompanisë kontraktore që do të realizojë punimet. Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës dhe bizneseve për oraret në të cilat do të devijohet trafiku.

Ndërsa më tej, ARRSH kërkon mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës dhe bizneseve për oraret, në të cilat, do të devijohet trafiku.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrsh kashar-rinas punime arrsh kashar-rinas punime

Sondazh

Poll