Politike

Rama publikon shifrat: 9,506 punonjës e të vetëpunësuar dhe mbi 5,600 biznese kanë përfituar sot Pagën e Luftës

6 Prill 2020, 18:33 Nga DOSJA
Rama publikon shifrat: 9,506 punonjës e të vetëpunësuar dhe

TIRANË-  Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot shifrat e të gjithë atyre që kanë përfituar Pagën e Luftës. Në një reagim në mediat sociale teksa ka publikuar disa grafikë, kreu i qeverisë shprehet se sot janë paguar 9,506 punonjës e të vetëpunësuar dhe mbi 5,600 biznese.

Më tej kryeministri shprehet se të gjithë të punësuarit e pamundësuar për punë nga lufta në sektorë të tjerë të rëndësishëm të ekonomisë, qeveria po vlerëson mundësitë për të adresuar hallin e tyre në Paketën e Zgjeruar.

“? INFORMACIONI I DITËS SË SOTME PËR PAGAT E LUFTËS PËR BIZNESIN E VOGËL QË KA MBYLLUR AKTIVITETIN ?9,506 punonjës e të vetëpunësuar dhe mbi 5,600 biznese kanë përfituar sot, Pagën e Luftës të ofruar si mbështetje e drejtpërdrejtë nga qeveria. ? Mbi 36,400 biznese të fashës 0-14 mln (140.000USD) xhiro në vit mbi 61 mijë të punësuar e vetëpunësuar, kanë dorëzuar aplikimet pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve për të marrë Pagën e Luftës.

? Ndërkohë, për të gjithë të punësuarit e pamundësuar për punë nga lufta në sektorë të tjerë të rëndësishëm të ekonomisë, qeveria po vlerëson mundësitë për të adresuar hallin e tyre në Paketën e Zgjeruar. ? Çdo vend pune është jetik për ata që e kanë dhe për familjen tonë të madhe. Ndaj së bashku me çdo kompani e punëdhënës, por edhe në reflektim të solidaritetit e përgjegjshmërisë së tyre sociale, ne do të bëjmë çmos ta mbajmë aktive këtë armatë punonjësish, që nesër do të jenë në vijën e parë të betejës për shërimin e ekonomisë sonë të plagosur nga lufta?”, shkruan Rama.

Më herët në një komunikim me qytetarët Rama paralajmëroi lehtësim të masave, por premtoi burg për ata që nuk i respektojnë udhëzimet e qeverisë. Gjithashtu Rama, tha se të gjithë shqiptarët e mbetur në kufi do të futen në Shqipëri, por do të mbyllen në hotel për 14 ditë dhe do paguajnë shpenzimet e tyre. Nuk munguan as deklaratat politike në drejtim të opozitës. Ndërkohë sot në banka ka pasur një radhë dhe grumbuj njerëzisht të cilët hapin llogari bankare për të fituar Pagën e Luftës.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 paga e luftes edi rama koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 paga e luftes

Sondazh

Poll

Politike 6 Prill 2020, 18:00

TIRANË– Minsitri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, i është përgjigjur deklaratës së krzetares në detzrë të Bashkisë Shkodër, duke i thënë se është e paaftë që t...