Politike

Rama thirrje qytetarëve: Mos dilni pa autorizim nga shtëpia, masat e reja do jenë më të forta

6 Prill 2020, 17:26 Nga DOSJA
Rama thirrje qytetarëve: Mos dilni pa autorizim nga shtëpia, masat e

TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka lëshuar një tjetër mesazh për qytetarët dhe u kërkon që të mos dalin pa autorizim nga shtëpia. Në një reagim në Facebook, teska ka publikuar video të kontrolleve të policisë në rrugë, shton se masat e reja do jenë më të forta. Kreu i qeverisë më tej thotë se po bëhet diçka që do mbahet mend si më mrekulli nëse do rezistohet kështu deri në fund.

“? U LUTEM TË GJITHË QYTETARËVE QË LËVIZIN GJATË DITËS NË QENDRAT URBANE TË MOS DALIN PA AUTORIZIM! SHUMICA DËRRMUESE JANË SUPER KORREKT DHE KËSHTU DUHET TË JENË TË GJITHË!

? MASAT E REJA NDËSHKIMORE, TË CILAT DUHET TË GARANTOJNË NISMAT E MËPASME LEHTËSUESE, DO TË JENË SHUMË TË FORTA, POR UROJ TË MOS E PËSOJË AS EDHE NJË, PRANDAJ JU LUTEM TË GJITHËVE KORREKTESË ? PO BËJMË DIÇKA QË DO TË MBAJMË MEND SI NJË MREKULLI, NËSE DO TË DIMË TË REZISTOJMË KËSHTU DERI NË FUND?“, shprehen Rama. 

Më herët në një komunikim me qytetarët Rama paralajmëroi lehtësim të masave, por premtoi burg për ata që nuk i respektojnë udhëzimet e qeverisë. Gjithashtu Rama, tha se të gjithë shqiptarët e mbetur në kufi do të futen në Shqipëri, por do të mbyllen në hotel për 14 ditë dhe do paguajnë shpenzimet e tyre. Nuk munguan as deklaratat politike në drejtim të opozitës.

(A.B. Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 edi rama koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19

Sondazh

Poll