Politike

Berisha publikon mesazhin e studentit të drejtësisë: Masat e marra nga qeveria kundër COVID-19 janën anti-kushtetuese

6 Prill 2020, 15:24 Nga DOSJA
Berisha publikon mesazhin e studentit të drejtësisë: Masat e

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka shpërndarë sot një mesazh të një studneti të drejtësisë, i cili shkruan se masat e marra nga Qeveria janë anti Kushtetuese. Studneti që tek Berisha është prezantuar si ekselent shkruan se Akti Normativ “Per marrjen e masave te veçanta administrative gjate kohezgjatjes se periudhes se infeksionit shkaktuar nga Covid-19, është në kundërshtim me Kushtetutën.

POSTIMI I BERISHËS

Denoncon veprimet antikushtetuese te Sulltan Salep Surrelit! Lexoni mesazhin e studentit dixhital. Studenti dixhital i Revoltuar nga shkelja e Kushtetutes denoncon! Sb Si student i Drejtesise. Si student ekselent i ketij fakulteti, Me besim tek e verteta! Akti normativ me fuqine e ligjit,nr 3 date 15.03.2020 “Per marrjen e masave te veçanta administrative gjate kohezgjatjes se periudhes se infeksionit shkaktuar nga Covid-19, Eshte Anti-kushtetues!

1.Eshte shkelur neni 101 i Kushetutes,pasi ky nen autorizon nderhyrjen me keto akte nga qeveria vetem ne fushen e ligjeve qe miratohen me shumice te thjeshte. Organi ekzekutiv ka nderhyre ne ligjet qe miratohen me shumice te cilesuar, konkretisht, Kodi Civil

2.Akti eshte ilegjitim dhe antikushtetues sepse eshte shkelur neni 116 i kushëtutes,qe percakton hierarkine e normave ne Republiken e Shqiperise. 3.Nuk ka nje akt qe te tregoje se Parlamenti eshte mbyllur nga situata,keshtu,organi ekzekutiv ka rrembyer kompetencat e ligjvenesit (Parlamentit) ne nje kohe kur ai eshte ne detyre. 4 Cenohet rende parimi i ndarjes se pushteteve, parim qe qendron me themel te rendit juridik dhe demokratik.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike denoncimi tek berisha masat kunder covid 19 sali berisha denoncimi tek berisha masat kunder covid 19 sali berisha

Sondazh

Poll