Bota

Shkon në 8911 numri i viktimave nga Covid-19 në Francë, 833 persona humbin jetën gjatë 24 orëve të fundit

6 Prill 2020, 18:26 Nga DOSJA
Shkon në 8911 numri i viktimave nga Covid-19 në Francë, 833

FRANCË– Numri i viktimave në Francë ka shkuar në  8,911 ku vetëm gjatë  24 orëve të fundit kanë humbur jetën 833 persona.

Ndërkohë numri i të infektuarve me Covid -19 ka shkuar në 98,010 ku gjatë orëve të fundit është raportuar se janë prekur 5,171 persona.

Në rang global Covid-19 ka vrarë mbi 71 mijë persona dhe ka infektuar 1.3 milionë të tjerë, por lajm i mirë është se 269,494 të prekur kanë fituar betejën me COVID-19. Në Itali janë shënuar 16,523 viktima, ndërsa në Francë 8,078. Virusi po bën ‘kërdinë’ në Spanjë, ku aty kanë humbur jetën 13.055 persona. Të infektuar ka edhe në Mal të Zi, Maqedoni e Veriut dhe Kosovë. Shqipëria ka rregjistruar 377 persona të infektuar dhe 22 viktima nga Covid-19.

Burimi;Worldmeters

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne france koronavirusi ne france

Sondazh

Poll