Bota

Kryeministri i Irlandës i kthehet profesionit të tij, vihet në rresht me mjekët për të luftuar me Covid-19

6 Prill 2020, 18:28 Nga DOSJA
Kryeministri i Irlandës i kthehet profesionit të tij, vihet në

IRLANDË– Kryeministri i Irlandës, Leo Varadkar, i është rikthyer profesionit të tij dhe është bashkuar me mjekët në vijën e parë të luftës kundër Covid-19. Mediet ndërkombëtare shkruajnë se Varadkar është riregjistruar si mjek për të kuruar sa më shumë të infektuar me koronavirus.

 “Shumë prej familjarëve dhe miqve të tij punojnë në mjekësi. Donte të ndihmonte sadopak,”- ka bërë me dije një zëdhënës i kryeministrit irlandez për Reuters.

Varadkar ka punuar si mjek për shtatë rresht, para se t’i dedikohej plotësisht politikës. Ai u shkëput nga mjekësia në vitin 2013, dhe u fut në politikë.

Leo Varadkar u diplomua në Trinity College, School of Medicine. Në Iralndë, deri më tani janë konfrimuar 5000 persona të infektuar me Covid-19. 158 të tjerë kanë humbur jetën, ndërsa 25 kanë arritur të rikuperohen e të kthehen në shtëpitë e tyre.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota irlandë koronavirusi ne irlande leo varadkar irlandë koronavirusi ne irlande leo varadkar

Sondazh

Poll