Art&Argëtim

“U tregua burrë e më mori në shtëpi” Arbenita rrëfen njohjen me Feron, zbulon operacionin në gjoks: E kam zvog

6 Prill 2020, 18:13 Nga DOSJA

TIRANË– Modelja Arbenita Ismajli ka rrëfyer së fundmi se si e ka njohur të dashurin e saj Feron. Në rubrikën “Ask”, në Instagram, Arbenita u është përgjigjur shumë pyetjeve të ndjekësve të saj, dhe mes tyre ka treguar fillimet me reperin. Modelja shkruan se ajo që i ka pëlqyer tek Fero është fakti që ai nuk e ka mbajtur lidhjen sekret, por është treguar burrë, ka folur me familjen e saj dhe e ka marrë në shtëpi.

Më pëlqen që ai bëri atë që tha. Si një burrë tamam, ai erdhi dhe foli me familjen time. Më çoi në shtëpinë e tij. Nuk e mbajti lidhjen sekret. Më pëlqen që po rritemi bashkë më të zgjuar më të lumtur më të shëndetshëm. Mund të jetë një djalë i keq për ju, por për mua është shumë i ëmbël,”- shkruan Arbenita.

Më tej modelja ka zbuluar se ka kryer operacione plastike në gjoks, për ta zvogëluar atë.

Fytyra është e gjitha e imja. Duhet të pranoj se kam bërë reduktim të gjoksit. Dy herë pasi e para ishte jo e suksesshme. Nuk më pëlqen të gënjej kështu që ja ku e keni,“- shton modelja.

Arbenita Ismajli dhe Fero kanë një lidhje shumë të gjatë, që ka pasur edhe shkëputje të shumta. Prej kohësh dyshja bashkëjetojnë, por nuk kanë qenë të pakta zënkat dhe largimet e tyre nga njëri-tjetri.

(F.M/DOSJA.AL)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz arbenita ismajli fero arbenita ismajli fero

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 6 Prill 2020, 09:53

SHKODËR– Ditën e sotme do të përcillet për në banesën e fundit aktori shkodran i humorit, Gëzim Kruja. Aktori ndërroi jetën dje në moshën 80-vjeçara...