Art&Argëtim

“Të gjithë së bashku do ia dalim”, Parodistët e Vlorës këngë për COVID-19: Nuk është grip po është flamë

6 Prill 2020, 17:38 Nga DOSJA
“Të gjithë së bashku do ia dalim”, Parodistët e

VLORË- Parodistët e Vlorës i kanë kushtuar një kënë koronavirusit, ku mem nota humori tregojnë gjendjen e pandemisë në Shqipëri. Afrim Agalliu, Agron Hamo bashkë me Artur Dhamon secili nga banesa e tij ku është izoluar tregojnë se si po përballohet kjo situatë. Në këngë jepet edhe një mesazh i rëndësishëm, “Jepe besën, jepe fjalën. Të gjithë së bashku do ia dalim”.

TEKSTI I PLOTË

E gjithë bota ulërinë

ky armik po bën kërdinë

doli shkurti, hyri marsi

në Shqipëri virusi plasi

me tragete, me aviona

mbërriti dhe tek ne Korona.

Të mbyllur në shtëpi ne po qëndrojmë

këshillat që na japin respektojmë

distancën nga një metër po e mbajmë

sapunin kurrë nga dora nuk e ndajmë

të dalim nga shtëpia nuk na i mbanë

se ky nuk është grip po është flamë

ç’a del përpara e desinfektojmë

e duam jetën që ta jetojmë

nxorri urdhër qeveria

rrini mbyllur në shtëpia

blemë oriz e makarona

mbushëm plotë raftet tona

Televizionet nuk pushojnë

ditë e natë të na shpjegojnë

kujdes gojën, hundën sytë

jemi bërë si të dytë

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

virale virale kenge per koronavirusin masat kunder covid 19 parodistet e vlores kenge per koronavirusin masat kunder covid 19 parodistet e vlores

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 6 Prill 2020, 09:53

SHKODËR– Ditën e sotme do të përcillet për në banesën e fundit aktori shkodran i humorit, Gëzim Kruja. Aktori ndërroi jetën dje në moshën 80-vjeçara...