Art&Argëtim

Në Maldives…por nga halli! Të bllokuar në parajsë me gjithçka falas, çifti shkuan për muaj mjalti dhe nuk kthehen dot m

6 Prill 2020, 13:38 Nga DOSJA
Në Maldives…por nga halli! Të bllokuar në parajsë me

MALDIVES– Olivia dhe Raul De Freitas janë aktualisht në muajin e tyre të mjaltit, në një vendpushim me pesë yje, në Maldives, një komb i përbërë nga më shumë se një mijë ishuj të vegjël idilikë në Oqeanin Indian.

Çifti mbërriti në këtë ishull ëndrrash më 22 mars. Sapo kryen ceremoninë e tyre të martesës çifti nga Afrika e Jugut, zgjodhën destinacionin e preferuar për të kaluar 6 ditë muaj mjalti. Mirëpo për shkak të pandemisë së koronavirusit ata kanë ngecur në këtë në këtë parajsë ekzotike. Të sapomartuarit sapo u njoftuan për bllokimin e transportit ajror, u përpoqën në të gjitha mënyrat të ktheheshin në shtëpi.

Por, autoritetet e Maldives kishin njoftuar gjithashtu bllokimin  e të gjitha fluturimeve për shkak të pandemisë, duke ndaluar çdo udhëtar të huaj, që të kthehej në atdhe.

Ata kërkuan ndihmë pranë Konsullatës së Afrikës së Jugut në Maldives dhe ambasadës më të afërt të Afrikës së Jugut, në Sri Lanka, por një përfaqësues u tha atyre, përmes WhatsApp, se kishte rreth 40 afrikanë të tjerë të ngecur në Maldives dhe se opsioni i tyre i kthimit për në shtëpi do të ishte të punësonin një avion charter, me shpenzimet e tyre, për 104,000 dollarë.

Me një kosto kaq të lartë, çifti preferuan të prisnin për një zgjidhje të dytë, duke u bllokuar në parajsën ekzotike, ku të gjitha ditët ekstra do të jenë falas!

Burimi: The New York Times

R.L/Dosja.al

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

argetim argetim bllokimi i fluturimeve çifti afrikan koronavirusi ne bote maldives parajsa ekzotike bllokimi i fluturimeve çifti afrikan koronavirusi ne bote maldives parajsa ekzotike

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 6 Prill 2020, 09:53

SHKODËR– Ditën e sotme do të përcillet për në banesën e fundit aktori shkodran i humorit, Gëzim Kruja. Aktori ndërroi jetën dje në moshën 80-vjeçara...