Art&Argëtim

Vullnetare në luftën kundër Covid-19, Rita Ora i bashkohet të ëmës dhe bën gjestin e rrallë

6 Prill 2020, 10:54 Nga DOSJA
Vullnetare në luftën kundër Covid-19, Rita Ora i bashkohet

MBRETËRI E BASHKUAR– Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora dhe motra e saj e madhe Elena janë regjistruar të jenë vullnetare të NHS. Në një intervistë për revistënme HELLO! , nëna e Rita Orës, Vera, ka zbuluar se vajza e saj dëshiron të bashkohet në betejën mbarëkombëtare për të mposhtur COVID-19 dhe e ka aplikuar të jetë një vullnetare e NHS-së.

“Ajo dhe motra e saj e madhe Elena janë në mesin e 750,000 personave që kanë aplikuar për të ndihmuar dhe parandaluar sëmundjen. Ata do të jenë në mesin e njerëzve që ofrojnë pajisje mjekësore, mbledhin receta, kontrollojnë të moshuarit dhe telefonojnë anëtarët e komunitetit që jetojnë vetëm dhe janë më të rrezikuar,”- është shprehur Vera Ora, e cila është në vijën e parë të luftës me pandeminë e koronavirusit, në Britani.

Ndër të tjera, pas rikthimit në punën e saj, për të ndihmuar pacientët e prekur me Covid-19, Vera Ora ka rrëfyer se ka pasur nevojë të dhurojë dhembshuri dhe mbështetje në këtë situatë kritike.

“Unë e dua punën time dhe dua të bëj më të mirën. Është roli dhe detyra ime të ndihmoj të tjerët. Asgjë nuk do më ndalojë derisa të mos jem më në gjendje ta bëj këtë. Këto kohë janë sfiduese dhe kurrë më parë nuk kam pasur nevojë të ofroj më shumë dhembshuri dhe mbështetje për kolegët e tjerë. Unë kam dëshmuar heroizëm nga i gjithë stafi i NHS, nga mjekët dhe infermierët e deri te rojet dhe pastruesit në ambiente stresuese dhe të rrezikshme,”- shtoi ndër të tjera për revistë Hello!, Vera Ora.

 

Nëna e këngëtares me origjinë shqiptare, Rita Ora, tashmë është në frontin e parë të luftës së Covid-19, pasi virusi në Britani është përhapur me ritme të shpejta. Ajo zgjodhi të rikthehej në detyrë, për të ndihmuar në këto kohë të vështira.

Burimi: HELLO!

R.L/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz covid-19 këngëtarja mamaja e rita ores rita ora vera sahatçiu covid-19 këngëtarja mamaja e rita ores rita ora vera sahatçiu

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 6 Prill 2020, 09:53

SHKODËR– Ditën e sotme do të përcillet për në banesën e fundit aktori shkodran i humorit, Gëzim Kruja. Aktori ndërroi jetën dje në moshën 80-vjeçara...