Art&Argëtim

6 Prill 2020, 09:53 Nga DOSJA

SHKODËR– Ditën e sotme do të përcillet për në banesën e fundit aktori shkodran i humorit, Gëzim Kruja. Aktori ndërroi jetën dje në moshën 80-vjeçarare për shkak të probleme shëndetësore që ka pasur vitet e fundit.

Edhe pse është nderuar me tituj të mëdhenj përgjatë gjithë karrierës së tij, Kruja nuk do të përcillet dot me homazhe në teatrin “Migjeni” dhe as nga artëdashësit e tij. Kjo për shkak të pasojave të marra ndaj COVID 19, që ka filluar të përhapet edhe në qytetin e Shkodrës.

Megjithatë, qytetarët shkodranë do ta nderojnë duke dalë nëpër ballkone e duke duartrokitur për figurën e tij dhe për gjithë ç’ka ai i ka dhënë skenës dhe artit shqiptar.

Nisja për në banesën e fundit, do të bëhet në orën 12:00 nga shtëpia e tij në lagjen “Dergut”, pranë shkollës “Oso Kuka” deri në banesën e tij të fundit.

Megjithatë sërish qytetarët nuk kanë mundur pa i dhënë lamtumirën e fundit aktorit të humorit, ku në fotot nga Shkodra shihet që banorët kanë thyer urdhërin e qeverisë dhe janë  mbledhur nën homazhet  për Krujën.

 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture gezim kruja koronavirusi ne shkoder shkoder vdes gëzim kruja gezim kruja koronavirusi ne shkoder shkoder vdes gëzim kruja

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 5 Prill 2020, 13:52

TIRANË- Teatri “Migjeni” në Shkodër ka reaguar pas vdekjes së artistit Gëzim Kruja ku shprehin ngushëllimet për familjet dhe të gjithë aktorëve. Në një pos...