Art&Argëtim

Largohet me ‘sherr’ nga emisioni i mëngjesit, moderatori Alban Musa s’rezervohet: Konflikte me drejtuesit, dinjiteti në

6 Prill 2020, 08:54 Nga DOSJA
Largohet me ‘sherr’ nga emisioni i mëngjesit, moderatori Alban

TIRANË– Pak ditë më parë, moderator Alban Musa, lajmëroi në mënyrë të papritur, largimin e tij nga emisioni i mëngjesit në Report Tv, “Rreze Dielli”. Me anë të një statusi në rrjete sociale, Alban Musa shkruante se së shpejti do të shihen në studio të tjera televizive, duke ndarë foton e fundit në studion e Rreze Dielli.

“Kjo është foto ime e fundit në këtë studio. Do shihemi në studio të tjera, sigurisht. Xhan xhan Bani Juve”,– shkruante moderator 6 ditë më parë në profilin e tij në Instagram.

Por, në një rubrikë pyetje-përgjigje në median sociale, ai ka treguar arsyen e vërtetë të largimit nga emisioni i mëngjesit, në mënyrë kaq të befasishme.

Pyetjes “Pse u largove nga Rreze Dielli?”, moderatori i është përgjigjur kështu: “Dhashë dorëheqjen për shkak të konflikteve me drejtuesit. Për mua është shumë i rëndësishëm dinjiteti në punë. Për Suada Dacin nuk do më marri malli se do e takoj sa herë të dua. Për mua më të rëndësishëm janë kolegët se sa Televizionet. Jeta është e gjatë…”

Ai ka folur dhe për rikthimin e tij, duke thënë se njerëzit e pëlqejnë punën e tij, dhe i ofrojnë shumë hapsira, kështu që do e shikojmë së shpejti.

Patjetër që po. Në fakt doja të shfrytëzoja këtë shkëputje për një pauzë nga ekrani, se u bënë shumë vite non stop, por mesa duket ka njerëz që e pëlqejnë punën time dhe më ofrojnë hapsira. Mirënjohje pafund për ta”,- shkruan moderatori për rikthimin e tij, pas kësaj shkëputjeje të papritur.

R.L/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz alban musa konflikte me drejtuesit moderatori rreze dielli alban musa konflikte me drejtuesit moderatori rreze dielli

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 5 Prill 2020, 13:52

TIRANË- Teatri “Migjeni” në Shkodër ka reaguar pas vdekjes së artistit Gëzim Kruja ku shprehin ngushëllimet për familjet dhe të gjithë aktorëve. Në një pos...